Brazili vendos yllin e katërt, Baxho gabon nga penalltia

488
Sigal

SHBA 1994/ Amerika organizon për herë të parë Kupën e Botës

Kampionati Botëror 1994, i 15-ti, u zhvillua në nëntë qytete të Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga 17 qershori deri më 17 korrik 1994. SHBA-të u zgjodhën si vend organizator, më 4 korrik 1994. Brazili u bë kombi i parë që fitoi katër Kupa të Botës, kur i mundi në finale Italinë me rezultatin 3-2 pas gjuajtjeve të penalltive, pasi koha e rregullt dhe shtesat u mbyllën 0-0. Kjo ishte finalja e parë, që u vendos nga pika e bardhë. Kupa e Botës 1994 është më e ndjekura në histori, me një mesatare prej 69 mijë shikuesish. Ajo u ndoq nga afërsisht 3.6 milionë shikues, pavarësisht se në vitin 1998 kompeticioni rrit nga 24 në 32 skuadra dhe nga 52 në 64 ndeshje. Botërori 1994 do të mbahet mend edhe për dramën e shkaktuar argjentinasin më të famshëm mbi tokë Diego Armando Maradona. “Il pipe” u s’kualifikua direkt pas ndeshjes me Greqinë pasi në trupin e tij u gjetën substanca dopuese. Brazili ishte skuadra më e mirë në këtë botëror dhe meritonte të fitonte paçka se në finalen e ndarë me 11-metërsha me Italinë latino-amerikanët menduan më shumë për mbrojtjen se sa për sulmin, pikën e tyre më të fortë. 147 vende të botës morën pjesë në fazën kualifikuese për të marrë pjesë ën botëror. Shumë prej tyre nuk arritën të shkonin në tokën e premtuar. Një prej tyre edhe Franca, e cila u s’kualifikua në grupin e saj nga një gol në minutën e fundit nga bullgarët e udhëhequr nga Hirsto Stoiçkov. Krahas Francës nuk morën pjesë edhe Portugalia, Danimarka, kampione e Evropës në 1992-in dhe Anglia. Për herë të parë në këtë fazë eliminatore ka marrë pjesë edhe Afrika e Jugut pas përjashtimit që i kishte bërë FIFA për politikat e aparteidit. Nuk merrte pjesë edhe Jugosllavia e përfshirë në luftën me boshniakët e Hercegovinës. Pas ndeshjeve në grupe surpriza quhej Bullgari dhe Rumani. Dy skuadrat ballkanike kishin ardhur në botëror me synime të qarta. Rumunët të udhëhequr nga George Haxhi treguan se ishin me të vërtetë një skuadër kompetitive. Ndërsa bullgarët arritën deri në gjysmëfinale duke eliminuar në ndeshjet çerekfinale as më shumë dhe as më pak se Gjermaninë, Kampionia e Botës në fuqi. Nga ana tjetër Italia e drejtuar nga Arrigo Saki kishte në gjirin e saj “bishtalecin” më të famshëm të botës dhe një nga futbollistët idhull i të gjithë të rinjve të viteve 90-të Roberto Baxhion. Ishte pikërisht goli i tij nga Nigerisë që i dha kualifikimin për në gjysmëfinale Italisë. Pas ndeshjeve gjysmëfinale Brazil-Suedi, dhe Itali-Bullgari, latino-amerikanë dhe apeninët iu gëzuan finales së famshme të Rose Bovvl. Ndeshja u karakterizua nga një lojë e mbyllur ku skuadrat ruheshin më shumë të mos pësonin se sa të shënonin në portat kundërshtare. Pas 120 minutash loje gjithçka ishte në baraspeshë. U deshën gjuajtjet e penalltive. Barezi gaboi për Italinë, dhe po kështu Santosi për Brazilin, duke u vendosur menjëherë ekuilibrat. Më pas shënuan Albertini dhe Evani për Italinë dhe Romario e Branko për Brazilin. 2-2. Por, Masaro gabon për Italinë, ndërkohë që Dunga shënoi për Brazilin. 3-2 për Brazilin. Dhe kur atëherë më shumë se kurrë Italia kishte varruar shpresat tek idhulli i vet Roberto Baxhio, pikërisht atëherë ai gabon në finalen e 17 korrikut. Brazili fiton 3-2 me penallti dhe është kampion për të katërtën herë në historinë e Kupës së Botës. Askush më mirë se ai!

Roberto Baxhio

Bishtaleci më i famshëm i botës gaboi të pagabueshmen. Ai mbetet një nga futbollistët më të mirë italianë të viteve 90-të.

Hristo Staiçkov

Sulmuesi bullgar, jo vetëm që shënoi gjashtë gola në këtë botëror “Këpuca e Artë”), por tregoi edhe shumë personalitet.

Romario

Brazilaini Romario është fituesi i “Topit të Artë” në botërorin e 1994-ës dhe futbollisti më i mirë.

Grupi A

USA-Rumania 0-1

Zvicër-Kolumbi 0-2

USA-Kolumbi 2-1

Rumani-Zvicër 1-4

Kolumbi-Rumani 1-3

USA-Zvicër 1-1

Grupi B

Brazil-Suedi 1-1

Rusi-Kamerun 6-1

Suedi-Rusi 3-1

Brazil-Kamerun 3-0

Brazil-Rusi 2-0

Kamerun-Suedi 2-2

Grupi C

Gjermani-K. e Jugut 3-2

Bolivi-Spanjë 1-3

K. e Jugut-Bolivi 0-0

Gjermani-Spagjë 1-1

Spanjë-K. E Jugut 2-2

Gjermani-Bolivi 1-0

Grupi D

Greqi-Nigeri 0-2

Argjentinë-Bullgari 0-2

Bullgari-Greqi 4-0

Argjentinë-Nigeri 2-1

Nigeri-Bullgari 3-0

Argjentinë-Greqi 4-0

Grupi E

Irlandë-Norvegji 0-0

Itali-Meksikë 1-1

Meksikë-Irlandë 2-1

Itali-Norvegji 1-0

Norvegji-Meksikë 1-0

Itali-Irlandë 0-1

Grupi F

Marok-Holandë 1-2

Belgjikë-A. Saudite 0-1

Belgjikë-Holandë 1-0

A. Saudite-Marok 2-1

Holandë-A. Saudite 2-1

Belgjikë-Marok 1-0

1/8 finale

Meksikë-Bullgari 1-3

Nigeri-Itali 1-2

Brazil-USA 1-0

Holandë-Irlandë 2-0

Rumani-Argjentinë 3-2

A. Saudite-Suedi 1-3

Spanjë-Zvicër 3-0

Gjermani-Belgjikë 3-2

1/4 finale

Rumani-Suedi 4-5

Bullgari-Gjermani 2-1

Holandë-Brazil 2-3

Itali-Spanjë 2-1

Gjysmëfinale

Suedi-Brazil 0-1

Bullgari-Itali 1-2

Finale për vendin e 3-të

Suedi-Bullgari 4-0

Finalja

17/07/1994 Los Anxhelos

Brazil-Itali 3-2