Brazili triumfon për herë të pestë dhe vendos rekord

785
Sigal

Botërori 2002/ Japonia dhe Koreja organizojnë edicionin e 17-të të Kupës së Botës

 Kampionati Botëror 2002, i 17-ti, u zhvillua dy vende njëherësh në Korenë e Jugut dhe në Japoni nga 31 maji deri më 20 qershor . Kjo ishte hera e parë që një Kupë Bote zhvillohej në Azi dhe e fundit, ku aplikua “goli i artë”. Brazili e fitoi turneu për herë të pestë, duke vendosur një rekord unik, pasi mundi 2-0 Gjermaninë në finale. Turqia mundi 3-2 Korenë e Jugut duke siguruar vendin e tretë. Një total prej 199 ekipesh u përpoqën që të kualifikoheshin për në Botërorin e vitit 2002, përfshirë dhe Shqipërinë. Dy vendet organizatore, Koreja e Jugut e Japonia, si dhe Franca, kampione në fuqi, morën pjesë direkt në finale. Kampionia në fuqi e Botës, Franca, ishte zhgënjimi më i madh i këtij Botërori, pasi jo vetëm që u eliminua qysh në fazën e grupeve, por “gjelat” nuk shënuan qoftë dhe një gol të vetëm pavarësisht se në gjirin e tyre kishin sulmues në skuadrat më të mëdha të botës. Franca fitoi vetëm një pikë. Por pak a shumë të njëjtin fat ka pasur edhe Argjentina, e cila erdhi në botëror me shumë pretendime, por u eliminua që në ndeshjet në grupe. Ndërsa ekipet surprizë të Kupës së Botës kanë qenë padyshim skuadra përfaqësuese amerikane dhe Turqia. Amerikanët kaluan në 1/8 finale duke mundur në ndeshjen e fundit pikërisht Portugalinë e cila kishte ardhur në botëror për të mbërritur të paktën deri në ndeshjet gjysmëfinale. Ndërsa Turqia pas një humbje aspak të merituar në takimin e para përballë Brazilit arriti të shkojë deri në gjysmëfinale ku do të përballej sërish me skuadrën e “Seleçaos”. Sytë e të gjithë tifozëve, sportdashësve dhe gazetarëve u përqendruan tek tresha e “R”-ve të Brazilit: Rivaldo, Ronaldo dhe Ronaldinjo, pa harruar këtu edhe Roberto Karlosin dhe Kafu. Madje, ky i fundit arriti edhe një rekord personal që askush deri në atë kohë nuk e kishte arritur. Markos Kafu ishte i vetmi futbollist që kishte marrë pjesë në tre finale radhazi të Kupës së Botës: SHBA 1994, Francë 1998 dhe Kore-Japoni 2002. Ai ishte gjithashtu, i vetmi futbollist i Brazilit që luajti çdo sekondë në ndeshjet e kësaj skuadre në këtë botëror. Ndërsa Ronaldo Rovaldo dhe Ronaldinjo ishin në formën më të mirë të tyre sportive duke dhuruar spektakël të vërtetë në fushën e lojës. Ronaldo u shpall edhe golashënuesi më i mirë i këtij botërori me tetë gola duke marrë edhe çmimin e “Këpucës së Artë”.  Ndërkohë që në 1/8 e finaleve skuadrat dhuruan surpriza shumë të bukura Brazili udhëtonte i sigurt drejt finales falë golave të Robnaldos dhe Ronaldinjos. Surpriza e radhës ishte Italia e cila u eliminua në minutat shtesë të lojës nga një “Golden Goal” të Ang Lee dhe pas një kontestimi të vazhdueshëm në mënyrën e arbitrimit të takimit nga gjyqtari Moreno. Ndërkohë që humbja 1–0 ndaj Gjermanisë në ndeshjet gjysmëfinale të Japonisë nuk uli aspak entuziazmin e vendasve të cilët edhe pse kishin humbur kalimin deri në gjysmëfinale e konsideruan një rezultat historik. Ndërkohë që Brazili do të gjente përpara sërish Turqinë, të cilën e kishte mundur në ndeshjet e parë falë një penaltie shumë të kontestuar të Rivaldos. Por ndeshja mori një rrjedhë krejt ndryshe nga çmendonin turqit të cilët në fund u detyruan të dorëzoheshin përballë Ronaldos & company: 1-0 goli i Ronaldos (49’). Në finale verdheblutë do të prisnin Gjermaninë e Oliver Kahnit, që ishte në fushë pa yllin e saj Mikael Balak. Ky i fundit pas një botërori pothuajse pozitiv gjunjëzohet para Ronaldos duke i dhuruar me dorën e tij brazilianit Kupën e Botës, pasi fituan 2-0: golat nga Ronaldo në minutat 67’ dhe 69’. Kështu, Brazili, i cili pas pak ditësh do të organizojë Kampionatin Botëror 2014 (12 qershor-13 korrik) e fitoi për herë të pestë Kupën e Botës: 1958, 1962, 1970, 1994 dhe 2002.

Çmimet zyrtare të Kupës së Botës

 Fitues: Brazili

Vendi II: Gjermani

Vendi III: Turqia

Vendi IV: Kore e Jugut

Fitues i “Këpucës së Artë”: Ronaldo

Fitues i “Topit të Artë”: Oliver Kahn

Ronaldo

Atë që nuk beri dot në Francë në vitin 1998, Ronaldo e realizoi më së miri këtë Botëror. Ai u shpall golashënuesi më i mirë i Kupës së Botës me tetë gola duke fituar kështu edhe “Këpucën e Artë”.

 Kahn

Po të mos ishte për gafën në golin e shënuar nga Ronaldo në finalen ndaj Brazilit Oliver Kahn do të ishte padyshim një nga portierët më të mirë në botë.

 Maldini

Legjenda e Italisë dhe e Milanit luajti ndeshjen e fundit përballë Koresë së Jugut në 1/8 finale të Kupës së Botës. Ishte gabimi i tij që e eliminoi Italinë.

Grupi A

Senegal-Uruguai 3-3

Danimarkë-Francë 2-0

Francë-Uruguai 0-0

Danimarkë-Senegal 1-1

Uruguai-Danimarkë 1-2

Francë-Senegal 0 – 1

Grupi B

Slloveni-Paraguai 1-3

Afrika e Jugut-Spanjë 2-3

Afrika e Jugut-Slloveni 1-0

Spanjë-Paraguai 3-1

Spanjë-Slloveni-3-1

Paraguai-Afrikë e Jugut 2-2

Grupi C

Turqi-Kinë 3-0

Kosta Rika-Brazil 2-5

Kosta Rika-Turqi 1-1

Brazil-Kinë 4-0

Kinë-Kosta Rika 0-2

Brazil-Turqi 2-1

Grupi D

Portugali-Koreja e Jugut 0-1

Poloni-USA 3-1

Portugali-Poloni 4-0

Koreja e Jugut-USA 1-1

USA-Portugali 3-2

Koreja e Jugut-Poloni 2-0

Grupi E

Arabi Saudite-Irlandë 0-3

Kamerun-Gjermani 0-2

Kamerun – Arabi Saudite 1-0

Gjermani-Irlandë 1-1

Gjermani-Arabi Saudite 8-0

Irlandë-Kamerun 1-1

Grupi F

Nigeri-Angli 0-0

Suedi-Argjentinë 1-1

Argjentinë-Angli 0-1

Suedi-Nigeri 2-1

Angli-Suedi 1-1

Argjentinë-Nigeri 1-0

Grupi G

Meksikë-Itali 1-1

Ekuador-Kroaci 1-0

Meksikë-Ekuador 2-1

Itali-Kroaci 1-2

Itali-Ekuador 2-0

Kroaci-Meksikë 0-1

Grupi H

Tunizi-Japoni 0-2

Belgjikë-Rusi 3-2

Tunizi-Belgjikë 1 – 1

Japoni-Rusi 1-0

Rusi-Tunizi 2-0

Japoni-Belgjikë 2-2

1/8 finale

Kore e Jugut-Itali 2-1

Japoni-Turqi 0-1

Brazil-Belgjikë 2-0

Meksikë-USA 0-2

Spanjë-Irlandë 1-1

Suedi-Senegal 1-2

Danimarkë-Angli 0-3

Gjermani-Paraguai 1-0

Çerekfinale

Senegal-Turqi 0-1

Spanjë-Kore e Jugut 3-5

Gjermani-USA 1-0

Angli-Brazil 1 – 2

Gjysmëfinale

Brazil-Turqi 1-0

Gjermani-Kore e Jugut 1 – 0

Finale për vendin e 3-të

Kore e Jugut-Turqi 2-3

Finale

30/06/2002

Gjermani-Brazil 0-2

Kur Shqipëria mundte 2-0 Greqinë!

 Shqipëria në eliminatoret e Botërorit 2002 ndodhej në të njëjtin grup me Gjermaninë, Anglinë, Greqinë e Finlandën. Arriti vetëm një fitore dhe pësoi shtatë humbje. Fitorja ishte ajo 2-0 me Greqinë, më 11 tetor 2000 në “Qemal Stafa” me golat e realizuar nga Alban Bushi 50’ dhe Ervin Fakaj 90’. Trajner në bankinë ishte i ndjeri Medin Zhega, i cili drejtoi 8 ndeshje. Dy të fundit i drejtoi Sulejman Demollari (me Anglinë dhe Filandën). Edhe këtu spikat humbja 2-1 me Gjermaninë në Leverkuzen. Bledar Kola shënoi golin e barazimit 1-1 (65’), ndërkohë që Miroslav Kloze shënoi golin e fitores 2-1 në të 87’. Ky ishte dhe goli i tij i parë me Kombëtaren gjermane.

 

IFFHS: Bajern Munih, klubi më i mirë në botë

 Falë suksesit në Kupën e Gjermanisë, Bajerni i Mynihut ruan pozicionin e parë në renditjen botërore për klube të shpallur nga IFFHS, Instituti i Historisë dhe Statistikave në Futboll, në një listë ku marrin pjesë 200 skuadra nga e gjithë bota.

Periudha e marrë në konsideratë është nga 1 qershor 2013 deri në 31 maj 2014. Skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola gjendet në vendin e parë me 336 pikë duke lënë pas fituesin dhe finalistin Ligës së Kamioneve, Realin (333 pikë) dhe Atletikon e Madridit (299 pikë). Suksesi i “Los Blancos” në kompeticionin më të rëndësishëm për klube nuk i dha do të drejtën të ngjitet në klasifikim, edhe pse diferenca me Bajernin është në 3 pikë dhe shihen si rivalët potenciale për të ulur bavarezët nga froni i më të mirëve. E vetmja e re në 10 e parë është Arsenal që pozicionohet në vendin e 9, duke nxjerrë nga 1o më të mirat Çelsin.

RENDITJA

TOP 10

1 Bajern Munih (Gjermani)     336

2 Real Madrid (Spanjë)    333

3 Atletiko Madrid (Spanjë)     299

4 Lanus (Argjentinë)        277

5 Atl.Nacional (Kolumbi)       276

6 Barcelona (Spanjë)        258

7 Sevija (Spanjë)       256

8 Juventus (Itali)       251

9 Arsenal (Angli)             243

10 Benfika (Portugali)      241,5

………………………….

  Skënderbeu në vendin e 170-të

 Skuadrat shqiptare kanë avancuar në renditjen e IFFHS-së. Skënderbeu ka fituar 11 pozicione duke u renditur në vendin e 170-të nga 200 skuadra me 98 pikë, duke lënë pas skuadra si Fenerbahçen, Grashopersin, Anderlehtin, Lokerenin, CSKA Moskë. Kukësi ka fituar 6 pozicione për t’u klasifikuar të 197 në botë me 91 pikë, vetëm 1 pikë më pak se Anderlehti, kampion i Belgjikës dhe pjesëmarrës në fazën e grupeve të Champions League.

170 Skënderbeu (Shqipëri)     98

170 Kotonsport (Kamerun)     98

170 Atromitos (Greqi)            98

173 Levadia (Estoni)        97,5

174 Olimpia (Paraguai)    97

174 Kaizer (Afrika J.).     97

177 Boka Juniors (Argjent.)   96

177 Santos (Brazil)          96

177 Grasshopper (Zyrih)  96

180 Ulsan (Kore)                    94,5

180 Buriram Utd (Tajlandë) 94,5

180 Fenerbahçe (Turqi)    94,5

…………………………

197 Kukësi (Shqipëri)             91

………………………..