Brazili eliminohet nga Paraguai “Copa America” humbet klasiken

410
Brazili jashtë Kupës së Amerikës Latine. “Selecao” dhe Dunga dështojnë në misionin për të përmirësuar imazhin pas dështimit në Botërorin e 2014 në shtëpi ku u shkatërruan dhe eliminuan nga Gjermania.
Këtë herë ka qenë Paraguai që ka shtangur brazilianët, duke i mundur me penallti 3-4, pasi koha e rregullt kishte përfunduar me rezultatin e barabartë 1-1.
Brazili nuk arriti që të administronte golin e shpejtë të Robinjos në pjesën e parë duke pësuar me penallti dhe më pas duke u eliminuar po me penallti.
Kështu përveç eliminimit, kompeticioni humbet edhe një duel të shumëpritur nga të gjithë mes Argjentinës dhe Brazilit në gjysmëfinale, pasi tashmë të drejtën për të luajtur më tej e ka Paraguai. – See more at: http://shqiptarja.com/sport/2726/brazili-eliminohet-nga-paraguai-copa-america-humbet-klasiken-301429.html#sthash.CdccgrBc.dpuf
Sigal