Bottas fiton në garën e fundit të Formula 1, kampioni Hamilton i dyti

654
Ka përfunduar sot sezoni i Formula 1 me Valteri Bottas që ka triumfuar në Çmimin e Madh të Abu Dabit.
Finlandezi i ‘Mercedes’ përfundoi i pari garën ndërsa vendi i dytë i takoi shokut të skuadrës dhe njëkohësisht kampionit të këtij sezoni britanikut Lewis Hamilton. Podiumin e plotësoi gjermani i ‘Ferrari-t’ Sebastian Vettel duke konfirmuar vendet që të tre pilotët zunë dje në provat e këtij Çmimi të Madh.
Hamilton triumfoi në këtë sezon duke grumbulluar 363 pikë në total në të gjithë garat, ndërsa në vendin e dytë për pilot u rendit Vettel me 316 pikë. Piloti i tretë më i mirë i këtij sezoni është sërish një garues i ‘Mercedes’, Valtteri Bottas, me 305 pikë.

formula 1
Sigal