Botohet autobiografia e Sir Alex Ferguson, ja të pathënat e trajnerit legjendar

79
Ish-trajneri i Manchester United Sir Alex Ferguson në librin e tij autobiografik “Leading” rrëfen të vërtetat e tij të karrierës 26-vjeçare në “Old Traford”. Ai sqaron se kërkoi që ti dyfishohej paga në vitin 2010-të në momentin që paga e sulmuesit Wayne Rooney pësoi një rritje të madhe në 250 mijë paund në javë.
“U thashë drejtuesve se nuk ishte e drejtë që Rooney të merrte dyfishin e asaj që kishte marrë deri në atë kohë” rrëfen skocezi në libër. Joel Glazer më tha:”Jam absolutisht dakord me ty por cfarë mund të bëjmë”.
Dhe në fakt gjithçka ishte e thjeshtë. Asnjë lojtar nuk duhej të paguhej më shumë se Ferguson.Në librin e tij për artin e menaxhimit në futboll 73-vjecari rrëfen se duhet të ishte menaxhuar shumë më mirë situata pas largimit të tij në vitin 2013-të. Ferguson në 26 vjet qëndrim në stolin e United fitoi 13 tituj kampion në Premier League, 5 Kupa të Anglisë,4 Kupa Ligash dhe 2 herë Championsin.
Ferguson:Kërkova Guardiolën, Mourinhon, Klopp e Ancelottin por pa sukses
Sir Alex Ferguson u zëvendësua nga David Moyes i cili qëndroi vetëm 10 muaj në krye të ekipit dhe u shkarkua. Por në libër Ferguson rrëfen se ai si pasues të tij në stolin e United ka kërkuar të tjerë emra të mëdhenj me të cilët në fund nuk ka nënshkruar dot. Dhe bëhet fjalë për emra Pep Guardiola, Jose Mourinho, Klopp apo edhe Ancelotti.
“Kam admiruar shumë Guardiolwn” ka thënë Ferguson pasi kishin pasr një takim në vitin 2012 në Neë York.”I kam kërkuar Pep që të më telefonojë përpara se të nënshkruante me një tjetër skuadër por ai nuk e bëri dhe firmos për Bayernin në vitin 2013”.Skocezi vijon:”Kur nisëm procesin e kërkimit të zëvendësuesit tim kuptuam menjëherë se kandidatët e dëshiruar nuk ishin të disponueshëm”.
Ferguson flet për largimin e Pogba tek Juventusi:
Pogba kishte një kontratë 3-vjecare me ne me të drejtë rinovimi edhe për një tjetër vit por më pas në skenë doli menaxheri Mino Raiola dhe takimi im i parë me Raiolën ishte një dështim. Unë me Raiolën ishim si vaji me ujin që nuk shkonim fare. Ishte Raiola që bëri gjithcka dhe bindi Pogba për të shkuar në Torino tek Juventusi.
Ferguson zbulon prapaskenën me Balotellin:
Në vitin 2010-të kam flirtuar me idenë për të blerë Mario Balotellin. Kam pyetur shumë miq të mi në Itali dhe në fund arrita në konkluzionin se të afroje në skuadër Balotellin ishte një rrezik shumë i madh.
Ferguson për Ryan Giggs si trajner:
Giggs ka për tu bërë një trajner i shkëlqyer. Ka inteligjencë dhe njohuri të mëdha për futbollin.Nëse nuk do e kishte lënë kaq vonë futbollin thuajse në moshën 40-vjecare por më herët e sigurt ishte se në 5 vitet e mia të fundit në “Old Traford” ai do kishte qënë ndihmësi im.
Ferguson:Kam pasur vetëm 4 lojtarë të klasit botëror
Karrierë 26-vjecare tek United,ka pasur nën urdhra lojtarët më të mirë të cdo momenti por Ferguson habit duke thënë se ai ka punuar vetëm me 4 lojtarë të cilët ai i cilëson si të klasit botëror.Njëri prej tyre është ish-mesfushori Paul Scholes,Eric Cantona,Ryan Giggs dhe normalisht Cristiano Ronaldo. ”Këta lojtarë kanë bërë diferencën dhe provat janë” sqaron skocezi.Për Cantona ai thotë se ishte “katalizator”. Scholes dhe Giggs ishin fantastik dhe jetëgjatë në futboll ndërsa Cristiano Ronaldo një gjeni.Përcev këtyre 4 lojtarëve të klasit botëror Ferguson thotë se lojtarë të mëdhenj ishin edhe Ëayne Rooney e David Beckham, Roy Keane, Carlos Tevez, Rio Ferdinand e Peter Schmeichel.