Botërori/ Mediat zviceriane: Rrezik përleshjes mes tifozëve shqiptarë e serbë

532
Sigal

Rrezik përplasjesh mes shqiptarëve dhe serbëve. Kështu shkruajnë mediat zviceriane në prag të ndeshjes së Zvicrës me Serbinë në kuadër të Kampionatit Botëror që zhvillohet këtë herë në Rusi.

Sipas “Aargauer Zeitung”, fakti që tek Kombëtarja e Zvicrës luajnë katër futbollistë me origjinë shqiptare ka ngjallur mjaft komente fyese nga ana e tifozerisë serbe. Ata janë irrituar më së shumti pas publikimit të fotos nga Xherdan Shaqiri me atletet që kishin flamurin e Zvicrës dhe Kosovës.

Përleshjet mes shqiptarëve dhe serbëve nuk janë histori e panjohur për shumë vende perëndimore. Gjatë përballjes mes Shqipërisë dhe Serbisë në Beograd në 2015, u raportuan një sërë incidentesh në disa qytete zvicerane