Botërori “i madh”, De Biasi: Mundësi e mirë edhe për të “vegjlit”

14

Zgjerimi i kampionatit
botëror ishte një vendim që u prit mjaft mirë nga opinioni sportiv në Shqipëri.
Kjo për faktin se me shtimin e kombëtareve pjesmarrëse, ndizen shpresat e
kuqezinjve për të regjistruar kualifikimin e parë historik në këtë kompeticion.
Ky vendim i FIFA-s është pritur mjaft mirë nga trajneri i kombëtares shqiptare
Gianni de Biasi i cili ka deklaruar për mediat italiane se tashmë shtohen
mundësitë e përfaqësueseve të vogla për të qënë pjesë e kampionatit botëror.

“Jam pro këtij vendimi,
pasi jam pro ekipeve të vogla. Duke qënë se na shtohen mundësitë për tu
përfshirë në kupën e botës, nuk mundet vetëm se ta pres më një buzqeshje këtë
vendim. Mendoj që është pozitiv ndryshimi i formatit. Është një mënyrë për të
zgjeruar kufijtë e kompeticionit. Europiani na mësoi se edhe kombëtaret e vogla
si Shqipëria, Uellsi apo Islanda mund të konkurojnë në nivele të larta.”

Tekniku 60 vjecar u
ndal edhe tek përshtypjet e tij personale në stolin e   kombëtares
shqiptare.

“Të stërvisësh një
skuadër të vogël të jep motivacione të mëdha dhe nuk ka atë përgjegjësi që të
atribuohet kur drejton ekipe me peshë. Jeta nuk të lë kohë të mendohesh shumë,
duhet të prodhosh vazhdimisht rezultate, dhe ti vendosësh vetes objektiva, pa u
kënaqur më atë cfarë ke arritur të realizosh.”

Në mbyllje tekniku i
kuqezinjve foli edhe për kombëtaren italiane me të cilën do të përballet në
Mars duke vlersuar punën e Venturës dhe elementët e rinj që po ingranohen tek
përfaqësuesja e kaltër.