Botërori 2026, sflitës për skuadrat – fiton kandidatura treshe SHBA-Meksikë-Kanada

21

Kongresi i FIFA-s i ka dorëzuar zyrtarisht oganizimin e Botërorit 2026 SHBA-së, Kanadasë dhe Meksikës, që fituan ndaj kandidaturës së Marokut. Votimi është mbajtur sot në Rusi.

Kanë qenë plot 134 vota në favor të kandidaturës së përbashkët të 3 vendeve amerikanoveriore, vetëm 65 preferencat për shtetin Afrikan, dhe një votë që nuk i shkoi asnjë kandidature.

Ai i 2026-ës do të jetë një Botëror udhëtimesh, me spostime të gjata për kombëtaret që do të marrin pjesë në fazën finale.

Nëse për Kanadanë, kjo është hera e parë që do të mirëpresë edicionin e 23-të të Botërorit, për SHBA-në është e dyta pas 1994-ës, ndërsa për Meksikën e treta pas edicioneve të 1970 dhe 1986.

Për sa i takon Marokut, kjo ëshë hera e pestë që FIFA refuzon kandidaturën e tij pas tentativave në 1994, 1998, 2006 dhe 2010.