Bonuçi: I tunduar nga Milani

569
“Kur mendon për Milan, tundohesh menjëherë nga historia, nga ajo e kampionëve që kanë veshur fanellën kuqezi”. Vetëm pak orë nga zyrtarizimi i transferimit të tij te Milan, Leonardo Bonuçi shkruan një letër ideale adresuar klubit të tij të ri, publikuar nëpërmjet profilit të tij në Instagram: “Mendoj për Baresi, Costacurta, Maldini, Nesta, Tassottti. I admiroj për atë që kanë dhënë për futbollin dhe për këtë klub. Ata janë në legjendë, unë mbërrita sot, për të nisur të shkruaj një faqe të re të historisë kuqezi dhe të karrierës time”. “Nis një sfidë e re, një aventurë e re bashkë me shokët, që njëlloj si unë kanë shumë uri dhe dëshirë për fituar. Falënderoj të gjithë klubin, drejtorin Fassone, drejtorin sportive Mirabelli dhe trajnerin që më deshën me çdo kusht dhe më bënë të ndihem i rëndësishëm në qendër të këtij projekti ambicioz. Jam mirëpritur me një dashuri dhe atmosferë të papërshkrueshme nga tifozët kuqezi dhe për këtë angazhohem, bashkë me shokët e ekipit, që të mundësojmë që ky entuziazëm të vazhdojë dhe të përforcohet gjatë sezonit, përmes fitoreve dhe dëshirës së të gjithëve për ta ringritur Milanin në majat e Italisë dhe Evropës, duke nisur nga ndeshja e ardhshme. Të bashkuar ia dalim”, përfundon mesazhi i Bonucci për kuqezinjtë.
Sigal