Bonuçi flet për herë të parë si kapiten i Italisë: Një barrë që e mbaj me nder, Baloteli ka ndryshuar

529
Sigal

Leonardo Bonuçi është kapiteni i ri i Italisë që pas largimit të portierit Bufon. Mbrojtësi i Milanit, në konferencën e djeshme për shtyp u shpreh:

“Kam një përgjegjësi të madhe. Shiriti është më i rëndë se herët e tjera, por është një barrë që e mbaj me nder, pasi dua të besoj në ëndrrën e shumë fëmijëve që duan të veshin këtë fanellë në të ardhmen.

Dua të tregoj se jam në lartësinë e duhur për të qenë kapiten i kombëtares italiane. Baloteli? E kam parë të ndryshuar, një si Mario na duhet gjithmonë”.