Bonucci ngre zërin te Milan: Mjaft me këtë sjellje, nuk jeni profesionistë

591
Nuk mund të vononte shumë të ishte një lidër paçka se në ditët e para te Milan Leonardo Bonucci kishte deklaruar se ishte munduar që prania e tij të mos ndikonte mbi grupin.
Ish-juventinin e ka mërzitur shumë sjellja e disa të rinjve në stërvitje pasi ata po bënin zhurmë dhe një futbollist si ai nuk mund t’a durojë atë sjellje duke parë profesionalizmin dhe seriozitetin që tregon në çdo seancë stërvitore. Madje 30-vjeçari nuk kërkon t’i lërë asgjë rastësisë duke u kujdesur në detaje edhe për dietat ushqimore që përdor. Në Milano mbërriti i shoqëruar nga dietologu i tij.

Jo më kot verën e vitit të kaluar një lum ofertash mbërritën në drejtim të Leonardo-s, por të gjitha u refuzuar pasi ai nuk kërkon të largohet nga Italia.

Të rinjtë të cilët nuk u sollën siç duhen, sipas “La Repubblica” morën një mësim të mirë nga Bonucci i cili iu drejtua me fjalët: “Mjaft me këtë sjellje, nuk po veproni si profesionistë dhe rrëmuja juaj më pengon përqendrimin në punë.”
Sigal