Bonucci kapiten? Montella ka dy lojtarë në mendje

529
Bonucci është kandidat serioz për të marrë shiritin e kapitenit te Milani.

Pavarësisht se ka vetëm pak kohë që është transferuar në “San Siro” nga Juventusi, Leonardo Bonucci, është kandidati më serioz për të marrë shiritin e kapitenit te Milani.

Lajmin e ka konfirmuar trajneri i Kuqezinjve, Vincenzo Montella, i cili zbuloi se edhe Lucas Biglia shihet si kandidat potencial për shiritin e kapitenit.

“Shiriti i kapitenit? Bonucci është kandidat, po ashtu edhe Lucas Biglia”, tha ai.


“Ka kohë për këtë, pasi zgjedhja duhet të merret së bashku me klubin, trajnerin dhe skuadrën”, shtoi ai.
“Tifozët gjithashtu duhet të ndjehen se janë të përfaqësuar mirë me këtë vendim”. 
Sigal