Bonucci: Ja si do ta fitojmë Ligën e Kampioneve

453
Mbrojtësi i Juventusit, Leonardo Bonucci beson se skuadra e tij do të triumfojë në finalen e Ligës së Kampioneve përballë gjigantëve të Real Madrid.

Në një intervistë për mediat italiane, 30 vjecari zbulon mënyrën që do ta çojë “Zonjën e Vjetër” drejt suksesit të trefishët (Kampionat, Kupë, Champions).

Madje mbrojtësi italian i bëri thirrje shokëve të skuadrës që në finalen e Championsit të zhvillojnë lojën më të mirë në historinë e klubit pasi vetëm ashtu bardhezinjtë mund të shpallen kampionë, shkruan “Football-Italia”.

“Është e mrekullueshme, por tani duhet ta bëjmë ëndrrën realitet. Nuk është e mjaftueshme vetëm për të shkuar në Cardiff, ne duhet ta sjellim trofeun në shtëpi. Dy vjet më parë ne ishim një surprizë, ndoshta ishim të parët që u befasuam që arritëm të shkonim në Berlin, këtë vit e kemi një njohuri, dëshirë dhe uri të ndryshme. Gjithçka është ndërtuar gjatë kalimit të muajve. Ne vetëm duhet të shkojmë në Cardiff dhe të luajmë ndeshjen më të mirë në historinë e Juventusit. Ne nuk mund të kryejmë gabime të vogla që mund të na kushtojnë shumë. Të dielën ne shkojmë në Romë për tu shpallur kampion në Serie A dhe më pas kemi nevojë për të fituar Kupën e Italisë. Më pas do të përqendrohemi plotësisht për finalen e Cardiffit” u shpreh ai.
Sigal