“Bomba” e Ronaldos trondit Realin, largohet në fund të sezonit

607
Dje në Spanjë, në mediet e ndryshme, sportive dhe jo sportive, lajmi për një largim të mundshëm të Kristiano Ronaldos nga Reali i Madridit, ka pushtuar portalet e faqet e shtypit të shkruar. Ylli portugez Kristiano Ronaldo, ka tronditur klubin madrilen, ndoshta nga starti jo fort i mirë i tij në këtë sezon. Vetë Ronaldo e refuzoi nënshkrimin e kontratës së tij të re me Realin. Në mediat spanjolle dhe ato portugeze, aludohet se Ronaldo është shfaqur i nervozuar kur i ka komunikuar presidentit Perez vendimin për t’u larguar nga Reali që në fund të këtij sezoni, i cili mbyllet më 30 qershor. Si arsye mendohet se, ai nuk ndihet më i vlerësuar në ambientet e “Santiago Bernabeu”-t.
Sigal