“Bomba” e Realit në merkato, dy lojtarë+130 mln euro për Neymar

534
Sigal

Real Madridi duket se nuk ka ndërmend të ndalet në këtë merkato. Pasi ka zyrtarizuar gjashtë futbollistë të rinj dhe ka shpenzuar plot 303 mln euro, klubi spanjoll po përgatitet edhe për “bombën” e radhës.

Sipas “Mundo Deportivo”, Reali i Madridit do të tentojë dëshirën e hershme, brazilianin Neymar.

Ky i fundit nuk është aspak i lumtur te PSG-ja dhe ka shprehur hapur dëshirën për t’u larguar. Reali ndërkohë ka përgatitur ofertën e bujshme për yllin brazilian.

Bëhet me dije se Perez është gati të japë 130 milionë euro plus Belen dhe James Rodriguezin, për të arritur te sulmuesi i PSG-së.

Nuk dihet se sa mund të pranonte Neymar të shkonte te Reali, pasi mediat spanjolle bëjnë me dije se ai dëshiron të rikthehet te Barcelona , aty ku ka kaluar vitet më të mira të karrierës së tij.

Reali duket se ka marrë vrull dhe nuk i mjaftojnë blerjet aktuale, por do tentojë edhe goditjen më të bujshme të merkatos verore.