“Bomba” e FederBet-it: Trukime në Kategorinë Superiore

541
Sigal

Hije skandali në Superligë: Kastrioti-Tirana 2-3 dhe Lushnja-Teuta 0-2 janë të manipuluara

Akuza të forta për trukime ndeshjesh në futbollin shqiptar. Madje në atë që konsiderohet elitar: Kategorinë Superiore. Kastrioti–Tirana 2-3 dhe Lushnja–Teuta 0-2, dy sfidat e luajtura në kuadër të javës së 31-të të kategorisë superiore kanë qenë të trukuara. Është ky përfundimi i kompanisë së specializuar kundër trukimeve “FederBet”, e cila i ka dërguar një raport të hollësishëm Parlamentit Europian me një listë të gjatë të ndeshjeve të dyshuara si të manipuluara, ku bëjnë pjesë e disa takime të kampionatit shqiptar. Janë gjithsej 460 ndeshje të dyshuara, ndërsa për 110 prej tyre ka prova se janë të trukuara. Që me 1 maj, “Federbet” ka raportuar se për futbollin shqiptar 30 prilli ishte një ditë e zezë duke iu referuar analizës së specialistëve të saj për ndeshjet e javës së 30-të. Kastrioti-Tirana 2-3: 30 prill 2014, java e 31-të e Superligës. Me Kastriotin e rënë nga Kategoria Superiore dhe Tiranën që, luftonte për mbijetesë e kërkonte pikë të plota nga transferta e Krujës, ndeshja pritej që të fliste bardheblu. Tirana e fitoi pjesën e parë 0-2 (ose në gjuhën e basteve “2”), ndërkohë që krejt ndeshja përfundoi 2-3 (pra “2”).  Peposhi shënoi goli e parë për Tiranën në minutën e 38-të, ndërkohë që Gentian Muça dyfishoi shifrat në të 40’ me penallti. Në pjesën e dytë, Erald Turdiu shënoi golin e parë për Kastriotin në minutën e 66-të me penallti, por kosovari Mensur Limani i çoi shifrat në 3-1 për Tiranën minutën e 82-të. Nertil Ferraj fiksoi rezultatin 3-2 në minutën e 85-të. Lushnja-Teuta 0-2: 30 prill 2014, java e 31-të. Lushnja kishte disa javë që i kishte dhënë lamtumirën Kategorisë Superiore. Përpara takimit me durrsakët në “Roza Haxhiu”, lushnjarët kishin humbur 8 nga 10 ndeshjet e fundit (vetëm një fitore në tavolinë me Bylisin e përjashtuar). Ndeshja e fitua nga Teuta, ndërkohë që u fol gjerësisht për një Lushnjë të pamotivuar, pasi kishte kohë që e kishte prerë biletën. Ja dhe “filmi” i ndeshjes: Daniel Xhafaj shënon golin e parë në minutën e 8-të, që mbyll dhe pjesën e parë 0-1 (pra “2”); Fabian Beqaj shënon golin e dytë në të 47’, ndërkohë që takimi mbyllet po “2”. Një tjetër sfidë e dyshuar si e trukuar, ku është përfshirë një tjetër skuadër shqiptare është miqësorja mes Friburgut dhe Laçit në muajin janar dhe që përfundoi me fitoren 2-0 të gjermanëve. Janë 23 ndeshje miqësore të fiksuara. “Federbet” është një kompani serioze e cila në nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me FIFA-n, Federatën Spanjolle të futbollit, si dhe me disa klube të rëndësishme europiane për evidentimin e sfidave të dyshuara si të trukuara. Në Britaninë e Madhe janë trukuar ndeshje të kategorive të ulëta si ato të Konferencës së Jugut e të Veriut, Ligës së Uellsit, por dhe Premier Ligës së Femrave, pikëtisht takimi Nots Kaunti-Everton (1-2). Nuk mungojnë në listën e trukmeve ndeshje nga vende të tilla si Holanda, Indonezia, Vietnami, Algjeria, Suedia, Armenia, Çekia, Moldavia, Kroacia, Turqia, Rusia, të gjitha këto me nga një ndeshje. Në listën e ndeshjeve të trukuara nuk mungojnë as sportet e tjera. Kështu në tenis rezultojnë 6 ndeshje të trukuara; në basketboll 2 ndeshje: në volejboll 1 takim i fiksuar.

Britani   13 ndeshje

Itali       9 ndeshje

Uzbekistan 8 ndeshje

Bullgari        7 ndeshje

Qipro           7 ndeshje

Greqi            6 ndeshje

Letoni   6 ndeshje

Lituani  5 ndeshje

Gjeorgji 5 ndeshje

Francë   4 ndeshje

Kanada  3 ndeshje

Kina             3 ndeshje

Portugali      3 ndeshje

Ukrainë 3 ndeshje

Holanda 1 ndeshje

Indonezi       1 ndeshje

Vietnam       1 ndeshje

Algjeri  1 ndeshje

Suedia   1 ndeshje

Armeni  1 ndeshje

Çeki             1 ndeshje

Moldavi 1 ndeshje

Kroaci   1 ndeshje

Turqi     1 ndeshje

Rusi             1 ndeshje

Katër ndeshje të dyshuara në Ligën e Kampioneve dhe në Ligën e Europës

 Skënderbeu e Teuta, manipulime në Europë?

 Raporti i “Federbet” është shqetësues edhe për faktin se, ai ka përfshirë edhe katër ndeshje të ekipeve shqiptarë në Europë, përkatësisht Skënderbeu në Ligën e Kampioneve dhe Teuta në Ligën e Europës. Bëhet fjalë për ndeshjet e sezonit të kaluar në kompeticionet europiane. Skënderbeu është i dyshuar për dy ndeshjet kundër kazakistanezëve të Shahkter Karagandi, të vlefshme për turin e dytë të Ligës së Kampioneve. Në takimin e parë humbi 3-0 (mbi 2,5 gola), ndërkohë që në takimin e kthimit në vendin tonë fitoi 3-2 (mbi 3,5 gola). Edhe dy ndeshjet e Teutës ndaj moldaveve të Daçia Kishinaut janë në sitën e dyshimeve të forta. Teuta fitoi 3-1 (mbi 2,5) në “Niko Dovana” në ndeshjen e parë, ndërkohë që humbi ndeshjen e dytë me rezultatin 2-0, aq sa u mjaftonte moldavëve për të avancuar në turin e dytë eliminator të Ligës së Europës. Nuk dihet nëse dyshimet e “Federbet” shprehin realitetin, por dhe të jesh në listën e dyshimeve nuk është pak, pasi Shqipëria do të përfaqësohet me katër ekipe në Europë për sezonin e ri: Skënderbeun në Ligën e Europës si dhe Kukësin, Flamurtari e Laçin në Ligën e Europës.

Gjithses janë 9 ndeshje të dyshuara si të fiksuara në Ligën e Kampioneve dhe Ligën e Europës, katër prej tyre u përkasin dy ekipeve tona.

Liga e Kampioneve

30.07.2013, mbi 2,5

Karagandi-Skënderbeu 3-0

06.08.2013, mbi 3,5

Skënderbeu-Karagandi 3-2

Liga e Europës

04.07.13, mbi 2,5

Teuta-Daçia Kishinau 3-1

11.07.13, rez.fiks 2-0

Daçia Kishinau-Teuta 2-0

LUSHNJA-TEUTA 0-2

GOLAT: D.Xhafaj 8’, Beqja 47’

LUSHNJA: Spaho, Ruço, Byzhyti, Ndoni (E.Xhafa 61’), Rr.Sulo, Tiodoroviç (Topi 68’), Mihani, Trashi, V.Gjyla, Çela (Dervishi 46’), Canka.(Në dispozicion: Shtrepi, E.Gjyla, Petro, Ikonomi); Trajner: Artan Bano

TEUTA: A.Osmani, Idrizaj, Hoxha, Jakupi (Imami 46’), Ahmataj, Hodo, Shala, Batha (Badalli 82’), Nika (Kastrati 60’), Beqja, .Xhafaj.(Në dispozicion: Rizvani, Da Silva, Xhoel, Dosti); Trajner: Ilir Biturku

KARTON I VERDHË: Nika 57’

DELEGAT: Petrit Haxhia (Tiranë)

VËZHGUES: Pajtim Aliko(Vlorë)

GJYQTARET: B.Ziri, E.Veseli, Sh.Ziri (Fushë-Krujë)

Golat

0-1: 8’ Kros i Ahmatajt nga e majta e sulmit durrsak; Daniel Xhafaj ngrihet bukur me kokë dhe godet në drejtim të Spahos, topi ka kapur pak traun e portës, përplaset në tokë dhe përfundon në rrjetë. 1-0, për Teutën.

0-2: 47’ Aksion i bukur i Nikës nga e majta e sulmit durrsak. Mbrojtësit lushnjarë janë tërhequr pas Daniel Xhafajt. Nga prapa vjen Beqja që godet shpejt me të djathtën, duke mos i dhënë mundësi Spahos të reagojë. Dhe 2-0, për Teutën.

KASTRIOTI-TIRANA 2-3

GOLAT: Turdiu 66’ (11-m), Ferraj 85’/ Peposhi 39’, Muça 40’ (11-m), Limani 82’

KASTRIOTI: Çali (Kukrika 46’), Caca, Xhafa, Hoxha, Doku, Karapici, Muçollari (Sefa 46’), Turdiu, Tepshi, Daja, Malindi (Ferraj 59’); Trajner: N.Dede (në dispozicion: Abraham, Da Silva, Çela, Manuka).

TIRANA: Çaka, Kaja, Muça, Vrapi, Hoxhallari, Koreshi (Kërçiku 79’), Peposhi, Karabeci, Limani (Taku 85’), Deliç (Hoxha 61’), Çota; Trajner: G.Magani. (në dispozicion: Sejdo, Kahata, Ndikumena, Gilberto).

KARTONË TË VERDHË: S’ka

VËZHGUES: Astrit Dervishi (Shkodër)

DELEGAT: Albano Janku (Tiranë)

GJYQTARET: L.Alla, D.Koreshi (Lushnjë), E.Pashaj (Patos)

MINUTAT

0-1: 39’ Deliç kombinohet me Peposhin, ky i fundit avancon në zonë, gjuan dhe s’e ka të vështirë të shënojë, 0-1.

0-2: 40’ Deliç ka një rast të artë për të shënuar, por pengohet në zonë nga mbrojtësi Caca. Alla sinjalizon penallti. Ekzekuton Muça nga pika e bardhë dhe 0-2.

1-2: 66’ Hoxhallari ndërhyn në zonë ndaj Dokut, dhe kryesori Alla nuk heziton të akordojë penallti, gjuan Turdiu që shkurton distancën në 1-2.

1-3: 82’ Vjen edhe goli i tretë i sigurisë për Tiranën, Limani futet në zonë, driblon dhe shënon.

2-3: 85’ Tepshi ul bukur me kokë një top në zonë për Ferrajn, i cili godet dhe shënon dhe 2-3.

 Starova, këshillari sportiv i Gaz Demit

 Partizani pritet të bëjë një tjetër goditje në merkato, por kësaj radhe jo në ndonjë pozicion të veçantë në fushë. Pasi ka zgjidhur çështjen e trajnerit me rikthimin e Shpëtim Duros, një tjetër rikthim është në horizont. Sulejman Starova, emri i të cilit përflitet si trajneri i ardhshëm i Shkëndisë së Tetovës, pritet të jetë këshilltari sportiv i presidentit të Partizanit, Gazmend Demi. Janë burime pranë numrit një të të kuqve që bëjnë të ditur se gjithçka është e përfunduar edhe pse zyrtarizmi ende mungon.

Rikthimi i Starovës nuk është në rolin e trajnerit, por në atë të një drejtuesi, një detyrë që vitet e fundit e ka bërë më së miri në fillim tek Teuta dhe më pas tek Kukësi. Madje tek të dyja këto skuadra puna e ish trajnerit të Partizanit dhe Tiranës ka qenë efektive, pasi rezultatet janë evidente. 58-vjeçari është përfolur si një nga kandidatët kryesorë për të marrë drejtimin e Shkëndisë së Tetovës, duke kryer kështu dhe rokadën me trajnerin aktual të Partizanit, Shpëtim Duro. Megjithatë, duket që presidenti i të kuqve Gazmend Demi të ketë qenë shumë bindës, dhe ashtu siç bëri me Duron, po arrin edhe me Starovën, të cilin do ta ketë këshilltarin e tij përsa i përket skuadrës por edhe çështjeve të futbollit.

 Mazrekaj mbetet i kuq

 Mentor Mazrekaj mbetet lojtar i Partizanit edhe për sezonin e ardhshëm. Të paktën kështu pretendon klubi i kuq, që nëpërmjet një deklarate zyrtare kujton se 25-vjeçari në asnjë moment nuk është larguar nga skuadra, pavarësisht përplasjeve që ka pasur në fund të sezonit që lamë pas me trajnerin Marcio Sampaio. Ky reagim i Partizanit vjen pas zërave të fundit për një interesim të Kukësit apo Tironës për shërbimet e Mazrekajt. Trajneri Shpëtim Duro e konsideron element të rëndësishëm të projektit të tij, ndaj 15 herë kampionët e Shqipërisë nuk kanë ndërmend të privohen nga një futbollist me cilësitë e 25-vjeçarit.