Boka Zhunior në stërvitje, 50 mijë tifozë shkojnë në stadium

472
Sigal

E shtuna do të jetë finalja e dytë mes Boka Zhunior dhe River Plejt. Takimi i parë mes tyre përfundoi  barazim teksa të dyja ekipet shënuan nga dy gola.

Takimi i së shtunës do të luhet në stadiumin “Monumental”, saktësisht në shtëpinë e Boka Zhunior. Tifozët e kuptojnë se sa e rëndësishme është kjo ndeshje, ndërkaq në seancën stërvitore kanë mbushur stadiumin për t’i dhënë mbështetje ekipit.

Por pavarësisht kësaj, prezenca  ka qenë  jashtë pritshmërive  pasi plot 50 mijë tifozë shkuan në stadium. Ky derbi argjentinas është një ndër më të flaktit, ndërsa spektakli nuk mungon asnjëherë si në fushë ashtu edhe në shkallët e stadiumit.

Rivaliteti mes këtyre skuadrave bëhet një ndër lajmet kryesore në mediat prestigjioze, kjo për faktin e rivalitetit të jashtëzakonshëm.