Bogdani: Shqipëria ka shumë të rinj të talentuar, por e ka mbyllur me Botërorin

544
Ish-sulmuesi i Kombëtares shqiptare të futbollit, Erjon Bogdani, ka qenë bashke me Igli Taren mes personave që u nderuan me çmimin “Maestreli”, që vlerëson figurat e shquara në futbollin Italian. Bogdani është pyetur nga “Tuttomercatoweb” për marrëdhëniet që kishte me Taren, tani që të dy kanë një rol krejtësisht të ndryshëm, por edhe për të ardhmen e Shqipërisë, shkruan PanoramaSport. Bogdani është shprehur se Shqipëria ka shumë të rinj të talentuar, por e ka mbyllur me Botërorin.
Si janë marrëdhëniet me Igli Taren?
Kam një raport të mirë me të, kemi luajtur bashkë në kombëtare dhe jemi miq. Tani u përshëndetëm, pastaj do të kemi kohë për të folur bashkë edhe në të ardhmen.
Shumë shqiptarë po shquhen në kampionate të ndryshme Europiane. Kush të ka bërë më shumë përshtyje?
Futbolli shqiptar po rritet, pastaj ka shumë djem që kanë uri kur luajnë. Unë mendoj se nëse do të flisnim për Serinë A, Hysaj ka bërë një kampionat të mirë, po luan mirë edhe në Kombëtare. Por edhe Memushaj, pavarësisht rënies nga kategoria, është një lojtar i mirë.
Cilin do t’ia këshillonit një klubi italian?
Të thosha emra do të ishte e ngutshme. Ka shumë të rinj, skuadrat duhet të vlerësojnë atë që u shërben më shumë.
A është ende e mundur arritja e Botërorit për Shqipërinë?
Sipas meje, jo. Edhe pse shumë gjëra varen nga ndeshja e qershorit kundër Izraelit. Që nga shorti kuptohej se do të ishte shumë e vështirë me skuadra si Spanja dhe Italia.
A mund të na jepni një parashikim për sfidën mes këtyre dy Kombëtareve?
Jetoj në Itali dhe kam shumë miq këtu. Padyshim Spanja ka diçka më shumë, do të jetë një ndeshje thelbësore, shpresoj të jetë e bukur dhe ku Italia të luajë shanset e saj.
Sigal