Bodybuildin, Arnold Classic çel siparin në Rio

508
Në Rio de Janeiro të Brazilit nisi kampionatii i Bodybuilding, Arnold Classic. Padyshim ai që e bëri hapjen e këtij aktivitieti ishte ylli i Hollivudit dhe ish-Guvernatori i Kalifornisë, Arnold Schwarzenegger. Në këtë aktivitet që do të zgjasë 3 ditë, do të marrin pjesë aplikues të Bodybuilding, pole dance, mundje, peshëngritje dhe disiplina të tjera të cilët do të tregojnë muskujt e tyre përpara aktorit të Terminator.
Do të jetë një panel i gjykatësve ai që do të vendosë për fituesit e disa kategorive si Bodybuilding Pro apo Strongman Pro për të përcaktuar edhe njeriun më të fortë të botës. Për Arnold Schwarzenegger, ky kompeticion është një mënyrë për të nxitur akoma më shumë stërvitjen në palestra të njerëzve për të qënë në formën fizike më të mirë të mundshme. Kandidatë për titullin e njeriut më të fortë të botës janë Thor Bjornson dhe Gregor Clegane me këtë të fundit që njihet për interpretimin e tij në serialin Games of Thrones.
Sigal