Boateng përgatit ‘tradhtinë’ e madhe ndaj Bayernit

471
Sigal

Jerome Boateng me shumë mundësi do të largohet nga Bayern Munchen në verë.

Mbrojtësi e ka humbur vendin e titullarit te bavarezët dhe me ardhjen në skuadër të dyshes franceze Lucas Hernandez-Benjamin Pavard për 30-vjeçarin janë të hapura dyert e largimit.

Duke patur parasysh faktin se te Bayerni nuk e duan më, lojtari po përgatit “tradhtinë” e madhe, pasi duke iu referuar lajmeve që vijnë nga mediet gjermane, Boateng është pranë transferimit te Borussia e Dortmundit.

Verdhezinjtë kanë nevojë për lojtarë me eksperiencë për të rivalizuar në garën për titull dhe me 30-vjeçarin mund të përforconin ndjeshëm repartin e prapavijës.

Kontrata e Boateng me skuadrën e Niko Kovac skadon në vitin 2021 dhe me një ofertë prej rreth 10 milionë eurosh Bayerni mund ta lërë të lirë të largohet.