Bllokohen rrugët në Tiranë, vjen ekipi i Izraelit

450
Sigal

Një
ditë para ndeshjes së kombëtares shqiptare me atë të Izraelit, Policia e
Shtetit ka ndërmarrë një sërë masash, ndërsa për më pak se një orë do ketë
bllokim të disa akseve në Tiranë.

Kështu duke filluar nga sot më datë
10.11.2016, prej orës 17:30 deri 18:30, do të ketë bllokime përkohësisht të
segmenteve Rrugore duke filluar nga Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza”; Rruga
Internacionale kryesore Rinas-“Qafë Kashari”; Autostrada Durrës-Tiranë; duke
vijuar tek mbikalimi i Kamzës, Rruga “29 nëntori”; Sheshi “Shqiponja”; Rruga
“Dritan Hoxha”; Sheshi “Karl Topia”; rruga e “Durrësit”; Rruga “Ded Gjo Luli”;
Rruga “Ibrahim Rugova”; Rruga “Çamëria”; Sheshi “Skënderbej”; Rruga “Abdi
Toptani” dhe Rruga “28 Nëntori”.

Po ashtu, nuk do të lejohet parkimi
i automjeteve dhe do ketë bllokim në Rrugën “28 Nëntori” dhe Rrugën “Abdi
Toptani”. Policia kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve dhe përdoruesve
të tjerë të rrugëve.