Blindohet Tirana nga frika e terrorizmit, ja masat e policisë për ndeshjen Shqipëri-Francë

441
Sonte në 21:00 në ‘Qemal Stafa’ do luhet ndeshja Shqipëri- Francë, e vlefshme për eliminatoret e Europianit të 2017 për Femrat. Ndeshja ka tërhequr vëmendjen maksimale për shkak se u paralajmëruan sulme të mundshme terroriste pas atyre në Paris, kjo ka bërë që stadiumi të blindohej nga stërvitja që francezet bënë dje për të vazhduar deri sonte pas ndeshjes.
Tekniku francez, Filip Bergero pas mbërritjes në Tiranë gjatë konferencës së përbashkët me Altin Rrakllin u shpreh se “Jemi të shqetësuar pas sulmeve në Paris, por në Shqipëri ndihemi të sigurt, pasi masat janë maksimale, tani shpresoj të fitojmë”.
Shqipëria synon fitoren e parë sonte përballë Francës pas dy humbjeve që ka pësuar në grupet deri tani, teksa për të motivuar vajzat shqiptare FSHF ka vendosur që hyrja të jetë falas, pa bileta.
Masat e policisë
Përballja pritet të luhet nën masa të larta sigurie, ndërsa zona pranë stadiumit duket se do të jetë tërësisht e blinduar nga forcat e policisë. Edhe pse ajo në dukje nuk ka të njëjtin interes me ndeshjet e luajtuara nga kombëtarja e djemve të De Biazit, masat e sigurisë pritet të jenë të ngjashme dhe madje edhe më të forta. 
Policia do të kryejë kontrolle të vazhdueshme në rrugët që të çojnë në drejtim të stadiumit “Qemal Stafa”, qoftë të njerëzve apo automjeteve. Ndërkaq është parashikuar që në disa prej rrugëve të ndalohet qarkullimi dhe të mos lejohet edhe parkimi i automjeteve. 
Masa të tilla pritet të merren për të shmangur sulme të mundshme ndaj skuadrës franceze, e cila vazhdon të jetë e rrezikuar pak kohë pas sulmeve të rënda të 13 nëntorit të këtij viti në Paris, në të cilat mbetën të vdekur së paku 129 persona dhe u plagosën mbi 200 të tjerë. 
Për këtë shkak, Policia e Tiranës, ka parashikuar masa të rrepta sigurie, për shoqërimin e kombëtares franceze të femrave në rrugët e Tiranës, apo edhe gjatë qëndrimit të tyre në ambientet e Hotelit. Efektivë të armatosur pritet të shoqërojnë vazhdimisht kombëtaren e femrave, ndërsa patrullimet nga efektivë me uniformë dhe me armë, do të jenë të pranishëm gjatë gjithë kohës. 
Rrugët që bllokohen 
“Dervish Hima”, 
“Asim Zeneli”, 
“Themistokli Germenji”, 
Rruga “Papa Gjon Pali”- deri tek Televizioni
Sheshi “Nënë Tereza”.  
Sigal