Blindohet stadiumi në Alikante, 400 forca sigurie për Spanjë-Shqipëri

706
Për ndeshjen e sotme, Federata e futbollit të Spanjës, ka zyrtarizuar se, për takimin Spanjë-Shqipëri në Alikante, nuk do të ketë masa shtesë sigurie. Do të jenë gjithsej 400 forca sigurie që do të garantojnë mbarëvajtjen e takimit, ku policia nacionale, policia lokale, roja civile, kryqi i kuq, mbrojtja civile dhe personeli sanitar, do të jenë ata që do të formojnë kordonin e sigurisë për këtë ndeshje. Nisur nga situata në Katalonjë, parashikohej që të kishte një shtim të forcave të sigurisë, por nuk është parë e arsyeshme që një plan i tillë të vihet në zbatim.
Sigal