Blindohet “Elbasan Arena”, mbërrin kombëtarja e Izraelit

479
Sigal

 

 

Kombëtarja
e Izraelit është transferuar në Elbasan për të zhvilluar stërvitjen e parë që
pas mbërritjes së tyre në Shqipëri. Siç edhe është thënë këto dit, në “Elbasan
Arena” është e pamundur të mos shohësh policë që e rrethojnë nga të gjithë anët
stadiumin.

Nuk dihet sesa gjatë ata do të
qëndrojnë dhe a do të rikthehen nesër për të bërë të njëjtën gjë. Gjithçka
mbahet e fshehtë për arsyen e ndonjë sulmi të mundshëm.

Sot janë bërë thirrje gjatë gjithë
kohës se gjëra të tilla nuk mund të ndodhin në Shqipëri. Në fillim ishte Mërgim
Mavraj dhe më vonë vetë FSHF që u munduan të qetësonin disi situatën.