Blerja e tretë brenda ditës, ylli i Gjermanisë prezantohet te Dortmundi

580
Sigal

Tjetër goditje në merkaton e Borussias së Dortmundit vetëm pak orë pas firmës me Nico Schulz dhe Thorgan Hazard.

Nënkampionia e Bundesligës nënshkroi me talentin gjerman, Julian Brandt, që vjen nga radhët e Bayer Leverkusenit.

23-vjeçari do të jetë pjesë e Borussias deri më 30 qershor 2024, me një kohëzgjatje 5-vjeçare të kontratës.

“Julian Brandt luan prej shumë kohësh në Bundesligë dhe është një lojtar me shumë përvojë, megjithatë konsiderohet ende i ri, pasi është vetëm 23-vjeç dhe ka potencial për t’u zhvilluar më tej”, shprehet drejtori sportiv i Dortmundit, Michael Zorc.

Brandt, i cili është lindur në Bremen, ka debutuar në moshën 17-vjeçare në Bundesligë dhe numëron 165 takime në elitën e futbollit gjerman, duke shënuar 34 gola dhe dhënë 41 asiste, teksa është pjesë e Kombëtares së Gjermanisë.