Blerja e sezonit, Edgar Çani merr nr 9 te Partizani

491
Dje, Presidenti i Partizanit, Gazmend Demi, ka bërë realitet goditjen më të madhe që kur ka marrë drejtimin e Partizanit, 4 vite më parë: Edgar Çani i kuq, ka qenë një lajm që ka qarrkulluar në media çdo stinë të merkatos, aq sa edhe kur Partizani konfirmoi marrëveshjen, pritej prezantimi zyrtar për ta besuar. Ish-sulmuesi i Pizës ka marrë edhe numrin 9, atë të sulmuesit kryesor. Sulmuesi i ri i Partizanit është prezantuar dje para mediave, si transferimi më i ri i të kuqve në merkato. Ai ka bërë me dije se, projekti serioz i klubit që pretendon titullin kampion, kjo ishte arsyeja kryesore që u bind për të pranuar ofertën. Vetë 28-vjeçari nuk pranoi ta cilësonte Partizanin si trampolinë, me qëllimin e një transferimi jashtë shtetit, apo si mundësi për të kapur kombëtaren.
Sigal