Bledar Sinella/ Me Tiranën synojmë fitoren, tifozët “adrenalina” jonë

497
Sigal


Nga Agron KAJA
INTERVISTA/ Flet për “Telegraf” trajneri i skuadrës së Laçit, Bledar Sinella, nuk i nëvleftëson bardheblutë në debatin me tifozët
Gjysma e dytë e sezonit 2016-2017, për skuadrën e Laçit ka nisur me 1 fitore e 1 barazim, këto ishin pritshmëritë tuaja?
Ne kemi qenë të përgatitur që në këto dy ndeshje të merrim dy fitore, por edhe kështu, nuk janë rezultate të dobëta. Grupi ka dëshirë e grintë në lojë dhe më parë është stërvitur që të gjitha ndeshjet në vazhdimësi ti kalojë me sukses. Këto janë synimet, se çfarë sjellin rezultat, kjo do të varet edhe nga kundërshtarët.
Si është gjendja e skuadrës suaj pas këtyre dy ndeshjeve?
Ne fituam në javën e 19-të kundër Korabit në Kampionat, në një ndeshje shumë të vështirë. Në mesjavë barazuam në fushën tonë me Skënderbeun në ndeshjen e Kupës së Shqipërisë, dhe shikoj se skuadra ka marrë një gjendje optimal për ta përballuar ndeshjen e radhës me sukses, jo vetëm se luajmë në fushën tonë. Në dyshim është Sefgjini, ndërkohë që Rajoviç është i dëmtuar.
Kësisoj, duket sikur Laçi lufton në dy fronte këtë sezon: mbijetesën në Kampionat dhe finale e Kupës së Shqipërisë?
Janë synime plotësisht të realizueshme, e ne mendojmë se skuadra e Laçit i ka të gjitha mundësitë që ti bëjë realitet synimet e tij në të dy frontet e sezonit në vazhdim. Në dhjetë vitet e fundit, skuadra e Laçit e ka fituar dy herë Kupën e Shqipërisë, duke luajtur më pas edhe në Europë, ndërkohë që tradicionalisht në pjesëmarrjet e tij në Kategorinë Superiore, është renditur në vendet e kreut, mbi mesin e tabelës.
Nëse luftoni në dy frontet e sezonit: mbijetësë në Kampionat e finale e Kupës, i keni potencialet në skuadër që ta përballoni me sukses ngarkesë që sjellin ndeshjet?
Patjetër që po. Unë ju thashë edhe më sipër se, Laçi e ka grupin të konsoliduar, e duke shtuar lojtarët e rinj që erdhën gjatë merkatos së janarit, ky grup është bërë edhe më i fortë që jep garanci në të gjithë treguesit. 
Po me merkaton e janarit, ndjeheni të plotësuar për kapjen e synimeve tuaja në këtë gjysmë sezoni?
Ndoshta në këtë merkato të muajit janar 2017, Laçi ka bërë përzgjedhjet cilësore nga më të mirat. Nga ana e Presidentit të Klubit, Pashk Laska, janë sjellë lojtarë cilësorë, në raport me ata që u larguan nga skuadra gjatë muajit dhjetor 2016. Të gjithë ata janë lojtarë që do të bëjnë maksimumin për realizimin e synimeve të Laçit. Por duke i marrë me radhë, ndeshje për ndeshje, që don të thotë se së pari, duam fitoren me Tiranën.
Të dielën prisni Tiranën në stadiumin tuaj, mendoni se bardheblutë do të kenë situatë psikologjike të rënduar nga polemikat që kanë pasur me tifozët e tyre ditët e fundit?
Kjo është një çështje që i përket skuadrës së Tiranës dhe tifozëve të saj, e kësisoj nuk e mendoj të eksportuar në ndeshjen ndaj nesh. Ne vlerësojmë tifozët tanë në këtë sfidë, e këtu do të kemi mbështetjen primare në 90 minutat e ndeshjes, por, mirë është që situate të tilla sikundër po dëgjojmë ditë pas dite mes tifozëve në kryeqytet, të zgjidhen sa më shpejt. Sepse askush prej tyre nuk fiton, ndërkohë që futbolli në skuadrat respektive humbet shumë vlera.
Në gjysmën e parë të sezonit, Laçi ka patur ankesa të shpeshta për gjykimet. Duke qenë se luani me Tiranën, i trembeni gjykimit këtë javë?
Unë nuk e kam parasysh shumë situatën e gjykimeve te Laçi gjatë vitit 2016, por do të thoja se në të dyja ndeshjetzyrtare që kemi luajtur gjatë këtij viti në vazhdim, ato kanë qenë të regullta. Kështu e presim edhe gjykimin e ditës së dielë ndaj Tiranës, pasi ka kohë që arbitrat shqiptarë janë bërë më të përgjegjshëm me gjykimet e tyre.
Dhe me Tiranën, ju i qëndroni vetëm fitores suaj?
Tri pikët e padiskutueshme, ndryshe nuk duam të rrezikojmë. Ne e vlerësojmë shumë skuadrën e Tiranës, jo vetëm nga historia e saj si 24 herë Kampione e Shqipërisë, por edhe aktualitetin që ka. Renditja e deritanishme është provizore për të gjitha skuadrat, nga kreu në fund, dhe ajo do të lëvizë nga java në javë. Prandaj jemi të orientuar vetëm tek tri pikët në këtë sfidë.
Cilat janë skuadrat rivale të Laçit në të dy frontet e këtij sezoni në vazhdim?
Në Kupë është Skënderbeu, i cili morri barazimin në ndeshjen e parë çerekfinale që u luajt në Laç, ndërsa në Kampionat, mendoj se janë të gjitha. Them kështu, sepse Kupa ka tjetër specifikë nga Kampionati, sepse do të ndeshemi me 9 skuadrat e tjera, duke e patur mundësinë e kohën e rekuperimit në lojë e në rezultat. Ndërsa Kupa e ka me eleminim, që deri më 15 shkurt që do të luhet ndeshja e kthimit në Korçë, mbetet i hapur.
Somario
Ne vlerësojmë tifozët tanë në këtë sfidë, e këtu do të kemi mbështetjen primare në 90 minutat e ndeshjes, por, mirë është që situate të tilla sikundër po dëgjojmë ditë pas dite mes tifozëve në kryeqytet, të zgjidhen sa më shpejt. Sepse askush prej tyre nuk fiton, ndërkohë që futbolli në skuadrat respektive humbet shumë vlera
MERKATO E LAÇIT
Të larguar: Bruno Lulaj, Bruno Akuino, Enzo Malindi, Zhunior Pinto, Bruno Anjelo, Kris Hyseni, Paulo Serxho, Klajdi Toska, Ilir Kastrati, Bruno Lipi, Faton Toski, 
Të afruar: Bllazho Rajoviç, Ansi Nika, Erion Vucaj, Taulant Sefgjinaj, Fjoart Jonuzi, Alush Kanapari, Bekim Dema, Emiliano Hysi, Emanuele Mensah, Thomas Myameke, Serxhio Antonio Da Luz Zhunior
Klubi i Futbollit “Laçi”
Themelimi: Viti 1960
Stadiumi: Kapaciteti 2.300 vende
Aktiviteti ku garon: Kategoria Superiore
President: Pashk Laska
Trajner: Bledar Sinella
Trofetë e fituar: Kupën e Shqipërisë 2012-2013, 2014-2015; Superkupën e Shqipërisë 2015
Pjesëmarrje në Europë: Dy sezone në Europa Ligë
KATEGORIA SUPERIORE
Ndeshjet/ Java e 20-të
Të dielën, 5 shkurt 2017
Kukësi-Teuta 14:00
Laçi-Tirana 14:00
Partizani-Vllaznia 17:00
Të hënën, 6 shkurt 2017 
Korabi-Skënderbeu 14:00
Flamurtari-Luftëtari 17:00 
RENDITJA
Skuadrat Nd Pikë
1.Kukësi 19 39
2.Partizani 19 35
3.Skënderbeu 19 35
4.Tirana 19 27
5.Luftëtari 19 25
6.Vllaznia 19 21
7.Teuta 19 19
8.Flamurtari 19 17
9.Laçi 19 17
10.Korabi 19 11
Kategoria e Parë
Në “moçalin” e stadiumit “Tomori”, sfidon Pogradeci
Dje ka rifilluar faza e dytë e Kategorisë së Parë, kun ë Berat është luajtur takimi Tomori-Pogradeci. Në një terren të rënduar nga moti, por edhe I nëvleftësuar shumë në mirëmbajtje, të paktën fusha ishte në natyrën e një moçali, ku futbolli afrohej paksa me sported e rënda. Gjithsesi, beratasit kanë dalë të humbur nga ky takim, edhe pse kishin pretendime, sidomos pas përforcimeve në merkaton e janarit. Beratasit janë suprizuar që në minutën e 21-të kur Pere shënoi golin e avantazhit dhe të fitores për Pogradecin, duke ju lënë beratasve porosinë se ndeshja luhet në fushë jo vetëm me emrat e merkatos.