Blatter, Platini dhe Valcken pezullohen nga komisioni i etikës në FIFA

540
Sigal

Pas “tërmetit” që kanë shkaktuar hetimet për korrupsion në radhët e FIFA-s, të ndërmarra si nga Prokuroria zvicerane, ashtu edhe nga ajo amerikane, ka bërë që këtë të enjte, 3 nga figurat më të shquara të organizmit më të lartë të futbollit botëror të pezullohen.

Vetë FIFA ka pezulluar Presidentin e saj në largim, Sepp Blatter; Sekretarin e Përgjithshëm Jerome Valcke, si dhe zëvendëspresidentin – njëkohësisht edhe President të UEFA-s, Michel Platini për një periudhë 90-ditore.

Ish-zëvendëspresidenti Chung Mong-joon është përjashtuar për 6 vite, si dhe është gjobitur me 100 mijë franga zvicerane. Ndëshkimet e fundit janë dhënë nga Komiteti i Etikës së organit më të lartë drejtues të futbollit botëror.