Sigal

Blaise Matuidi dhe Joao Cancelo janë kthyer në stërvitje me Juventusin këtë mbrëmje, para ndeshjes së nesërme kundër Mancheter United

Bardhezinjtë kanë pasur disa lëndime në mesfushë, pasi që Sami Khedira posa është kthyer nga një lëndim muskulor dhe Emre Can ende është jashtë.

Blaise Matuidi mungojë në sesionet e stërvitjeve të dielën dhe të hënë, pasi pati problem me një lëndim të vogël, duke e lënë Rodrigo Betacur dhe Miralem Pjanic si të vetmit mesfushorë të gatshëm për sfidën e nesërme.

Megjithatë, Matuidi u kthye në stërvitje në Continassa sot dhe mund të jetë gati për të luajtur nesër mbrëma.

Joao Cancelo po ashtu ka bërë stërvitje individuale, por ai është kthyer me grupin sot.

Mario Mandzukic dhe Giorgio Chiellini janë kthyer në stërvitje, por vetëm Federico Bernardeschi, Moise Kean dhe Douglas Costa nuk janë gati për këtë ndeshje