Biletat për duelin e titullin, Skënderbeu vendos çmime modeste

543
Klubi i Skënderbeut ka nxjerrë sot në shitje biletat për duelin e titullit që do të luhet të premten në orën 18:00 në stadiumin e Korçës ndaj Kukësit. 

Zakonisht në ndeshjet e kaluara ndaj kundërshtarëve të fortë korçarët vendosnin bileta me çmime më të shtrenjta se zakonisht, ndërsa këtë radhë, për supersfidën e javës së 26 të Kategorisë Superiore, çmimet do të jenë modeste, njësoj si në ndeshjet e zakonshme gjatë gjithë sezonit.

Një mbështetje sa më e madhe nga ana e tifozëve është e domosdoshme për Skënderbeun në këtë takim, ndaj klubi nuk ka dashur të rrezikojë me ndryshimin e çmimit të biletave që mund të shkaktonte një stadium jo të mbushur plot.

Kategoria Superiore, Java 26 | Skënderbeu – Kukësi, ora 18:00
Çmimet e biletave
Tribuna D – 100 Lekë të rinj
Tribuna C – 200 Lekë të rinj
Tribuna A dhe B – 300 Lekë të rinj
Gold A dhe B – 1000 Lekë të rinj
Sigal