Bilbao mposht Barcelonën, rihapet beteja për titull me Realin

438
Sigal

Kampionati spanjoll është gjithnjë e më i hapur. Barcelona sonte në mbrëmje nuk ka shkuar më shumë se një barazim pa gola në transfertën e vështirë ndaj Athletico Bilbaos.

Në “Estadio San Mamés”, skuadra e Valverdes vuan shumë në 45 minutat e para, teksa vendasit ishin dominues në kontrollin e topit dhe rastet për shënim. Susaeta në minutën e 17-të dhe Dani Garcia në të 25-n janë rreziku më i madh për Ter Stegen. Ndërkohë që Messi kërcënoi portën e Bilbaos në fundin e kohës së rregullt.

Në pjesën e dytë, Barcelona ka kontrollin e lojës, por shanset për shënim i krijon më shumë Bilbao. Inaki Williams u ndal nga një mrekulli e portierit gjerman Ter Stegen në minutën e 80-të, ndërkohë që tre minuta më pas Raul Garcia nuk arriti që të shënonte.

Barcelona ruan kryesimin me 51 pikë, 6 më shumë se Real Madrid që tashmë mban vendin e dytë.