Sigal

Kapiteni i Milanit, Leonardo Bonucci, nuk është synim vetëm i Manchester Unitedit, pasi mund të joshet të ribashkohet me Gigi Buffonin në Paris Saint-Germain.

Mbrojtësi italian ishte blerje befasuese e Milanit një vit më parë nga Juventusi për 42 milionë euro, dhe menjëherë pasi iu bashkua kuq e zinjve iu dha shiriti i kapitenit, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, me Milanin tashmë të përjashtuar nga garat evropiane për shkak të shkeljeve të Financiar Fair Play, emrat e mëdhenj mund të shiten.

Bonucci tashmë lidhet me një kalim te Unitedi, por sipas Le Parisien, PSG-ja është një opsion tjetër interesant për të.

Raportohet se e ka pranuar kalimin te PSG-ja, ku do të ribashkohej me një tjetër ish-bashkëlojtar nga Italia dhe Juventusi, Buffon.