Beteja e Iniestës me depresionin: E kuptova në një moment, nuk mund të vazhdoja më në atë gjendje

481
Sigal

Karriera e Andres Iniesta ka qenë një sukses i padiskutueshëm por ashtu si çdo person në botë edhe ‘maestro’ ka patur momentet e tij të dobta. 34-vjeçari së fundmi ka treguar se ka luftuar me depresionin kur shoku i tij i ngushtë, futbollisti i Espanyol Dani Jarque, u nda nga jeta në 2009 teksa ishte në fazë përgatitore me ekipin, për shkak të një ataku në zemër.

Në emisionin televiziv spanjoll “El Hormiguero” Iniesta ka rrëfyer se në atë kohë jeta i dukej e pakuptimtë.

“Ti ndjehesh sikur nuk je vetvetja, nuk shijon dot asgjë. Ndjehesh sikur njerëzit rreth teje janë thjeshtë njerëz, nuk ke as ndjenja dhe as pasion. E kupton që brenda je bosh dhe vjen një moment kur thua kështu nuk vazhdohet dot më.

Fatmirësisht isha në gjendje të shikoja se më nevojitet një person që të jetë i aftë të më nxjerrë nga ajo situatë. Gjëja më intersante ishte se kurrë nuk e humba shpresën.”

Iniesta vendosi që golin e famshëm në finalen e Botërorit të 2010 t’ia dedikonte shokut të tij Jacque. Ish-futbollisti i Barcelonës zbuloi një shkrim nën bluzë në momentin që festonte golin.