Besa zhytet nga fundi, Dinamo e fortë në Rrogozhinë

158
Në ndeshjet e javës së 13-të të Grupit B, në Shijak ishte zhvendosur kryendeshja e ditës së djeshme në këtë grup, sepse në takimin Erzeni-Besa 2-0, ishin përballë dy skuadra që kanë qenë edhe pjesë e elitës në futbollin shqiptar. Dhe Gentian Stojku në stolin shijakas, e nis me fitore premierën e tij, duke e afruar Erzenin më shumë me Kastriotin, i cili sot pret në fushën e tij Tërbunin. Ndërkohë, dy kanë qenë ndeshjet e tjera që bënë të veçantat, ku së pari është fitorja e Burrelit ndaj Besëlidhjes. Ky barazim u jep matjanëve shpresa për të qenë në luftën e mbijetesës, ndërsa lezhjanëve ua vështirëson më shumë synimin për vendin e parë, të cilin tashmë e ka 10 pikë larg. Dhe së dyti, barazimi i Egnatias me Dinamon, i largon rrogozhinasit edhe më shumë nga Kastrioti kryesues në këtë grup, ndërsa dinamovitët po tregohen si një “nëndetëse”, që pa shumë bujë po mendojnë të jenë në pesëshen e parë në renditje. Korabi ka marrë 1 pikë në Shkodër ndaj Vllaznisë B, për të thënë se dora e trajnerit të ri, Dorian Bubeqit, ka filluar të ndjehet në këtë skuadër.
Rezultatet-Java e 13-të
Dje, datë 28 janar 2018 
Burreli-Besëlidhja 1-0
Erzeni-Besa 2-0
Vllaznia B-Korabi 0-0
Egnatia-Dinamo 0-0
Sot, datë 29 janar 2018 
Kastrioti-Tërbuni 14:00

RENDITJA
Skuadrat Nd P
1. Kastrioti 12 29
2. Egnatia 13 25
6. Erzeni 13 19
3. Besëlidhja 13 18
5. Dinamo 13 18
4. Tërbuni 12 17
8. Korabi 13 14
7. Besa 13 13
9. VllazniaB 13 12
10. Burreli 13 9