Berluskoni: Do të blej Ikardin

386
Sigal

Silvio Berluskoni vazhdon të mbetet një personazh i botës së futbollit, ku aktualisht së bashku me Galianin drejtojnë Monzën në Seria C. Ish-presidenti i Milanit, ka një rregull strikt në klubin e tij, nuk dëshiron futbollistë me tatuazhe.

“Jam gati ta blej Ikardin”, është shprehur Berluskoni në një intervistë.

Mesa duket ai është gati të thyejë rregullat e klubit për argjentinasin, i cili e ka trupin të mbushur me tatuazhe. Sigurisht kjo vjen në kuadër të shakasë, pas situatës së vështirë që sulmuesi po kalon me klubin e tij.