Berlusconi: Mats Hummels, do të jetë përforcim i madh i Milanit

428
Presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi dëshiron transferimin e mbrojtësit të Borussia Dortmundit, Mats Hummels. Presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi ka zgjedhur mbrojtësin e Borussia Dortmundit, Mats Hummels si përforcimin e madh të ekipit, gjatë këtij afati kalimtar të verës.
Sulmuesi i Sevillas, Carlos Bacca është shumë pranë kalimit në San Siro. Por, ai nuk është ylli i vetëm që do t’i bashkohet Rossonerëve. 
Berlusconi dëshiron reprezentuesin gjerman, ka bërë të ditur e përditshmja sportive italiane “Tuttosport”. Sipas gazetës torineze, Berlusconi është i gatshëm të paguajë rreth 30 milionë euro për blerjen e tij.
Sigal