Berisha: “Në fushë vetëm për fitore, na duhet me patjetër 3 pikëshi”

491
Sigal

Kombëtarja shqiptare e futbollit, ka nisur përgatitjet për ndeshjen e datës 12 nëntor në Elbasan Arena, Kundër Izraelit. Ekipi kuqezi po përgatitet me kapacitet të plotë për këtë  përballje ndërsa në skuadër mbizotëron atmosferë pozitive dhe besimi.

Në konferencën e radhës për shtyp u paraqitën Berisha dhe Memushaj, të cilët u shprehën se skuadra do të futet në fushë vetëm për fitore.

Memushaj pohoi se kjo është përballja me e rëndësishme e këtyre eliminatoreve dhe do të kërkohet të merret me patjetër 3 pikëshi.

Skuadra po kryen nga dy seanca stërvitore në ditë, ku de Biazi do të ketë mundësi deri të premten për të strukturuar skuadrën me të cilën do të prezantohet përballë 

izraelitëve.

“Ekipi i tyre ka forcën më të madhe e pikën e fortë, sulmin. Duhet t’u bëjmë ballë sulmit të tyre. Për ne pas ndeshjes me Spanjën synimi është të marrim tre pike me një ekip kundërshtar direkt. Kjo është ndeshje që duhet fituar me Izraelin. Fitorja është për vendin e dytë për ne. Vendi i tretë nuk konsiderohet i mirë për ne. Ledjan Memushaj kemi kohë për të menduar për ndeshjen me Italinë. Kanë respekt dhe na kanë frikë. Në kombëtare ka konkurrencë. Jemi rritur si ekip. Me Spanjën nuk mund të bënim më shumë janë superiore”, tha Berisha.