Berisha merr “Këpucën e Artë”

513
Besart Berisha prej disa sezonesh është një nga pikat më të forta të skuadrës së Melbourne Victory. Një nga arsyest kryesore se përse ekipin blu është në finalen e kampionatit është pikërisht forma e treguar nga sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës.

20 golat e shënuar nga 31 vjeçari në këtë edicion kanë rezultuar shpesh herë vendimtar për ekipin e drejtuar nga Kevin Muscat.

Ish lojtari i kombëtares shqiptare që tashmë përfaqëson ngjyrat e Kosovës është vlerësuar me çmimin e “Këpucës së artë” në një mbrëmje gala të organizuar në Australi.

Në fakt Berisha këtë shpërblim e ka ndarë me lojtarin e skuadrës së Brisbane Roar Jamie Mclaren i cili po ashtu ka realizuar 20 gola po aq sa sulmuesi prishtinas.

Besart Berisha e ka fituar këtë çmim të rëndësishëm individual edhe 2012-ën, pikërisht në vitin e tij të parë në kampionatin Australian atëherë kur mbronte ngjyrat portokalli të Brisbanet. Ndërkaq serbi Milos Ninkovic i Sydney-t u vlersua si lojtari më i mirë i vitit.

Për tu rikthyer tek Berisha, të shtunën në finalen e madhe ndaj Sydney-t sulmuesi 31 vjeçar do të ketë mundësinë të rregjistroj titullin e numër 4 në kampionatin Australian. Berisha është shpallur 2 herë kampion me Brisbane dhe një herë pikërisht me Melbournen në vitin 2015.
Sigal