Berisha: “Jam i uritur për trofe”

593
Sigal

Sulmuesi shqiptar shënoi tre gola fantastikë kundër Melburnit: “Është bukur të fitosh kështu”

Sulmuesi Besart Berisha shënoi një “het-trik” (tregolësh) në fitoren e Brisbejn Roar në fazën përgatitore, ndërkohë që skuadra  tij paralajmëroi rivalët se Roar është gati të fitojë titullin kampion në Australi, ashtu siç bëri edhe para dy sezonesh. Ish-sulmuesi i Kombëtares ishte një superfornë, teksa e shënoi golin golin e parë e shënoi pas vetëm 16 sekonda lojë. Besart Berisha ka dhënë sinjale se edhe sezoni i tij i tretë në kampionatin e “kangurëve’, A-League, do të jetë i produktiv. Ish-lojtari i Hambugurgut ka shënuar tripletë në fitoren e skuadrës, Brisbejn Roar në ndeshje miqësore me Melbourne Hearts me rezultatin 3-0. Golin e parë ai e shënoi pas vetëm 16 sekonda lojë, duke shënuar kështu një rekord të rëndësishëm. “Jemi të gatshëm të marrim titullin e kampionit që na takon. Jemi vërtetë të uritur për tituj. Më vjen mirë që edhe bashkëlojtarët treguan lojë të mirë”, tha Berisha. Kampionati australian i futbollit, A-League fillon në tetor, kurse Roar ndeshjen e parë e luajnë te Uellington më 12 tetor. Në Bundesligën 2, FSV Frankfurti i Edmond Kapllanit dhe Odise Roshit barazoi në shtëpi 1-1 ne Union Berlin, në ndeshjen e vlefshme për javën e 5-të. Sulmuesi Kapllani, i cili realizoi një javë më parë një tregolësh, luajti minuta të plota, ndërsa mesfushori Odise Roshi hyri në lojë nga e 81-të. Leki realizoi me penallti (41’) për FSV Frankfurtin, ndërkohë që barazoi Kreilah për Unionin Berlinin në minutën e 53-të. Padeborni i Alban Mehës (ende në rikuperim) fitoi 1-0 me 1860 Munih. Pas pesë javësh, Bundesligën 2 e kryeson Grojther Fyrthi i mbrojtësit Mërgim Mavraj dhe sulmuesit Ilir Azemi. Fyrthi ka 13 pikë, katër më shumë se Erzgebirge e vendit të dytë. Mavraj i ka luajtur të pesë takimet, duke hequr kështu çdo mundësi për transferimin e tij. Në kampionatin zviceran, Grashopersi ku aktivizohen dy kuqezinjtë më të rinj të Kombëtares sonë, Amir Abrashi dhe Shkëlzen Gashi fitoi 2-1 me skuadrën e njohur, Jang Bojs, në takimin e vlefshëm për javën e 6-të. Gashi zëvendësoi pikërisht Abrashin në minutën e 46-të. Golat për Grasshopersin mbajnë firmat e Vilotiçit dhe Kajos, ndërsa për Jang Bojsin realizoi Konstanco. Të shtunën, Lucerni i Jahmir Hykës barazoi 1-1 me Bazelin e Taulant Xhakës. Mesfushori Hyka luajti nga minuta e 72-të. Në kampionatin e Azerbajxhait, Karababaku i Admir Telit dhe Ansi Agollit fitoi 1-0 në transfertë me Kebalanë. Të dy lojtarët e Kombëtares sonë konsumuan minuta të plota. Golin e vetëm të ndeshjes e realizoi Nadirov në pjesën e parë. Agon Mehmeti ka shënuar golin e vetëm dhe të fitores për skuadrën e tij portugeze Olhanense ndaj Ferreiras, në javën e dytë të kampionatit portugez. Olhanense mposhti skuadrën tjetër të njohur, Pacos Ferreira. Mehmeti, një ish-lojtar i Palermos, realizoi golin e vetëm të ndeshjes në minutën 28, ndërsa u zëvendësua në minutën 65. Pas Eduard Abazit, Klevis Dalipit dhe Vasil Shkurtit, Agon Mehmeti është futbollisti i katërt shqiptar që luan në elitën e futbollit portugez. Në kampionatin polak, Slask Vroklav i Sebino Plakut fitoi bindshëm me Vidzev Lodzin, me rezultatin 3-1. Sulmuesi shqiptar u fut në lojë në minutën e 77-të kur rezultati sapo ishte fiksuar. Edhe pse pati disa raste, Plaku nuk arriti të shënojë. Të premten, po për kampionatin polak, Jagiellonia e Bekim Balajt humbi në shtëpi 3-2 me Pogonin. Sulmuesi Balaj hyri me fillimin e pjesës së dytë.

 Portieri Berisha: “Pres lejen e punës për të firmosur me Lacion”

Seri e re e telenovelës “Berisha”. Pasi deklarimit të drejtorit teknik të Kievos, Xhovani Sartorit, se, ai kishte depozituar në Federatën Italiane kontratën me portierin shqiptar, të cilin edhe e presin në këtë fillim sezoni mbërritën edhe deklaratat e gardianit të Kombëtares sonë. Ashtu, si dhe në të kaluarën, Berisha konfirmoi se nuk dëshironte të transferohej nga Kalmari te Kievo, por te Lacio. “Kam folur për me përfaqësuesit e Lacios, – citohet Beeisha, nga mediat italiane. – Ata janë duke pritur largimin e një prej portierëve. Pengesa më e madhe është leja e punës në Itali. Aktualisht jam përqendruar te Kalmari. Do të riflasim të hënën apo të martën. Nuk kam firmosur ende, por nuk është aspak problem. Nëse do të kisha pasur lejen e qëndrimit do të isha te Lacio qysh në atë moment”.

Kampioni i botës rrit diferencën në plus 46 pikë nga spanjolli Alonso i Ferrarit. Kanë mbetur edhe tetë gara

 Formula 1, Fetel fiton në Belgjikë

 Sebasitan Fetel, kampioni aktual i botës triumfoi në garën Çmimit të Madh të Belgjikës në Botërorin e Formula 1. Piloti i Red Bullit arriti i pari në pistën belge. I dyti e mbylli garën, Fernando Alonso i Ferrarit, i cili u nis nga vendi i nëntë.  Fetel, lideri i kampionatitit arriti ta mposhtë Ljuis Hemiltonin, i cili e filloi garën nga pole pozicioni, por piloti i Mercedesit e mbaroi garën i treti. Fetel e parakaloi pilotin britanik qysh në xhiron e parë. Niko Rosbergu përfundoi i katërti, kurse Mark Ueberi i Red Bulli përfundoi i pesti edhe pse startoi nga vendi i tretë në vijën e nisjes. Ndër 10-të të parët që fituan pikë nga pozita e gjashtë ishin: Batën (MekLaren), Masa (Ferrari), Grosjzhin (Lotus), Sutil (Force India) dhe Riçardo (Toro Rosso).

Gara e ardhshme do të zhvillohet, më 8 shtator në Monza të Italisë. Fetel kryeson me 197 pikë, 46 më shumë se Alonso me 151. Nga përfundimi i kampionatit kanë mbetur edhe tetë gara.

Renditja e pilotëve

1. Sebastian Fettel 197 pikë

2. Fernando Alonso   151 pikë

3. Ljuiss Hamilton   139 pikë

4. Kimi Raikönen     134 pikë

5. Mark Ueber        115 pikë

Renditja e konstrukorëve

1. Red Bull          312 pikë

2. Mercedes          235 pikë

3. Ferrari           218 pikë

4. Lotus             187 pikë

5. McLaren           65  pikë

 Tajson: “Mund të vdes nga alkooli”

  Majk Tajson, ish-kampioni i botës në boks për peshat super të rënda,  e pranoi publikisht varësinë e tij nga alkooli, duke thënë se ai mund ta vrasë. Mike Tyson, kampioni i madh i boksit në dy dekadat e kaluara, ka pranuar publikisht problemet që i ka me varshmërinë nga alkooli. 47 vjeçari tha se jeta e tij është në rrezik për këtë fakt. “Jam një pijanec. Jeta imë është në rrezik”, tha ai. “Jam njeri i keq. Kam bërë shumë gjëra të këqija në jetë. Dua të më falni. Dua të ndryshoj jetën time, dua të jetoj ndryshe. Dua të mos jam pijanec, sepse nuk dua të vdes”, tha Tajson. Ai tha se ka gënjyer viteve të fundit kur ka thënë se nuk ka probleme me varësi. “Momentalisht jam gjashtë ditë i pastër nga alkooli. Për mua kjo është mrekulli. Kam gënjyer kur thosha se jam i pastër. Nuk jam i pastër, në fakt nuk jam i pastër nga alkooli, nga drogat jam i pastër, prej moti kohësh nuk i përdor”, tha ai.

 Bisedime Kosovë-Serbi edhe për sportin

 Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka konfirmuar se njëra ndër temat e raundin e ardhshëm të bisedimeve do të jetë edhe përfaqësimi i sportit kosovar. Çështja e sportit kosovar do të shtrohet në tavolinën e bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Për këtë ka siguruar Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi. Madje, ai është optimist se do të gjendet një zgjidhje, në mënyrë që sporti kosovar të përfaqësohet sa më shpejt në arenën ndërkombëtare. Bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të vazhdojnë më 27 gusht në Bruksel.