Berisha i thotë “Jo” Bjellorusisë!

524
Sigal

Miqësore/ Shqipëri-Bjellorusi 0-0. De Biazi e nis me barazim, por heroi është portieri

Shqipëria barazoi 0-0 në Bjellorusinë në miqësoren e luajtur dje në Antalia të Turqisë. Heroi i ndeshjes në stadiumin “Akdeniz University Stadium” ishte portieri Etrit Berisha, i cili priti një penallti në minutën e 17-të duke u thënë “Jo” topçinjve bjellorusë. Ky ishte barazimi i 16-të me rezultatin 0-0, i 27-ti në 93 miqësoret e Shqipërisë, që përkoi edhe me ndeshjen e 50-të miqësore jashtë vendit. Kjo ishte dhe ndeshja e parë e trajnerit De Biazi pas rinovimit të kontratë së tij të dytë me Federatën Shqiptare e Futbollit. Me sfidën kundër Bjellorusisë u mbyll edhe viti futbollistik ndëkormbëtar i Kombëtares, që nisi me fitoren 1-0 ndaj Norvegjisë në Oslo (22.03.2013) me golin e Salihit dhe u mbyll me Armeninë (0-0, 15.11.2013), duke zhvillua nëntë ndeshje.

Ndeshja nisi me shkelmimin e parë të topit nga kuqezinjtë. Që ngulmon me dyshen Lenjani-Rama. Në minutën e 7-të, Valdet Rama driblon tre kundërshtarë duke u futur nga e majta ne pozicion ballor me portierin bjellorus, godet fort, por pa sukses.

Kundërsulm i rrezikshëm i bjellorusëve në minutën e 11-të, që futën një top diagonal në zonen e Berishës. Ndërhyri me shpejtësi Andi Lila, duke spastruar zonën tonë, para se sulmuesit kundërshtarë të godisnin. Pas dy minutash, Shqipëria fitoi një goditje këndi të fituar nga Armando Sadiku. Gaboi në krosim Alban Meha. Minuta e 17-të dhe penallti për Bjellorusinë. Renato Arapi, i cili u preferua nga De Biazi, pas mungesës së detyruar të Mërgim Mavrajt, bëri një prekje foshnjarake me dorë në zonë, kur nuk shqetësohej nga askush. Megjithatë, portieri Berisha pret goditjen e kundershtarit nga pika e bardhe, duke e mbajtur te bardhe rezultatin. Një bravo e madhe për Etrit Berishën. Shqipëria ka në portë një talent të madh. Në të 26′, Berisha u bë  sërish shpëtimtar, duke evituar gol të sigurt. Portieri ynë kuqezi u zhyt në këmbët e sulmuesit bjellorus, i vetëm me të, duke ia rrëmbyer topin. Mbrojtja kuqezi është “katastrofë”, teksa Arapi duket krejt “pa lidhje” në qendër të prapavijës, duke ia vështirësuar shumë koordinimin Canës. Këtë pikë të dobët e shfrytëzojnë më së miri bjellorusët, që janë sërish pranë golit. Berisha behet edhe një herë tjetër shpëtimtar me ndërhyrjen e tij. Në të 37, pasim diagonal i Ramës nga e majta në të djathtëe të ofensivës kuqezi, duke parakaluar tërë zonën kundërshtare, përfundon te Gashi, që godet në pozicion të prirët, por portieri bjellorus grushton në këndore. Mbyllet pjesa e pare e ndeshjes, pa gola, ne barazim 0-0. De Biazi bën lëvizjen e pare ne formacion. Del Gashi për Çanin, teksa sulmi kuqezi behet me dy lojtare tashme. Në minutën e 60-të, De Biazi i jep mundësinë të luajë edhe portierit të Skënderbeut, Orges Shehi, që pozicionohet me katerkendorit kuqezi. Berisha del mes duartrokitjesh. Kronika vazhdon me Sadikun që, godet fort nga rreth 20 metra, pas një asisti te Mehes, por shumë mbi traun e portës bjelloruse. Vepron bukur me topin Valdet Rama, por goditja nuk është e tille.

Dy zëvendësime për kuqezinjtë. Del Rama dhe Sadiku për Balajn dhe Memushajn. Në mintuëne 77-të, goditje këndi për bjellorusët, godet me koke Krivets, por pret ne pozicion Orges Shehi. Akti i fundit i protokollit të ndeshjes ishte zëvendësimi i Lenjanit të me Elseid Hysajn. Përfundimisht, një ndeshje e pëlqyeshme e Kombëtares, por që dhe mund ta pësonte nëse Etrit Berisha nuk do ta priste penalltinë në minutën e 17-të.

MIQËSORE

 SHQIPERI-BJELLORUSI  0-0

SHQIPERIA: E.Berisha (Shehi 60′), A.Lila, Cana, Lenjani (Hysja 81′), Arapi, Gashi (Cani 53′), M.Basha, S.Lilaj, Rama (Balaj 71′), Meha (Roshi 65′), Sadiku (Memushaj 71′). Trajner: De Biazi

BJELLORUSIA: Chernikov, Polyakov, Radkov Verkhovtsov, Bordachev (Chukhley 46′), Tigorev, Dragoon (Olehnovich 46′), Kalachev, Krivets (Veretilo 78′), Balanovich (Putilo 66′), Rodionov (Gordeychuk 46′). Trajner: G.Kondratyev

Gjyqtarë: A.Firat, S.Ok, A.Tashioglu

Bilanci i përgjithshëm me bjellorusët është një fitore, dy barazime dhe dy humbje

 Pesë ndeshjet me Bjellorusinë

  Shqipëria ka zhvilluar pesë ndeshje kundër, katër zyrtare (dy për kualifikueset e Euro 2008 dhe dy për Botërori e vitit 2010).dhe një miqësore, pikërisht e djeshmja. Bilanci i përgjithshëm është një fitore, dy barazime dhe dy humbje. Më 2 shtator të 2006-s në Minsk, kuqezinjtë barazuan 2-2 falë golave të Skelës me penallti dhe Besnik Hasit nga goditja e dënimit. Më 17 nëntor 2007, Shqipëria humbiste në Tiranë 2-4, teksa për kuqezinjtë shënonin Bogdani dhe Kapllani. Më 12 tetor 2010, kuqezinjtë humbin 2-0 në Minsk, teksa më 26 mars 2011 në “Qemal Stafa” fitonin 1-0 falë golit të Hamdi Salihit. Kjo mbahet edhe si një nga ndeshjet më të bukura që ka zhvilluar skuadra jo vetëm nën drejtimin e të ndjerit Josip Kuzhe, por edhe në të paktën dy dekadat e fundit, pavarësisht rezultatit minimal. Dje, barazuam 0-0 me Bjellorusinë.

PËRBALLJET

26/03/2011 (Z)

Shqipëri-Bjellorusi 1-0

12/10/2010 (Z)

Bjellorusi-Shqipëri 2-0

17/11/2007 (Z)

Shqipëri-Bjellorusi 2-4

02/09/2006 (Z)

Bjellorusi-Shqipëri 2-2

15.11.2013 (M)

Shqipëri-Bjellorusi 0-0

 Statistikat pro italianit: katër fitore, tre barazime dhe dy humbje

 Nëntë miqësoret e De Biazit

 Trajneri Xhani De Biazi ka zhvilluar nëntë ndeshje miqësore, ku ka koleksionuar katër fitore (me Katarin, Iranin, Lituaninë dhe Armeninë), tre barazime (me Moldavinë, Kamerunin dhe Bejellorusinë) si dhe dy humbje me (të dyja me Gjeorgjinë). Nga tetë ndeshjet miqësore, katër prej tyre janë zhvilluar në Tiranë, ndërsa katër të tjera janë zhvilluar jashtë Shqipërisë (Gjeorgji-Shqipëri 2-1, Katar-Shqipëri 1-2/ Madrid; Iran-Shqipëri 0-1/Stamboll dhe Kamerun-Shqipëri 0-0/Gjenevë). Shqipëria vjen në përballjen me Bjellorusinë, pas dy fitoreve rresht në miqësore, ato me Lituaninë (4-1) dhe Armeninë (2-0).

NËNTË MIQËSORET

1) 29.02.2012, Tbilisi

Gjeorgji-Shqipëri    2-1

2) 22.05.2012, Madrid

Katar-Shqipëri       1-2

3) 27.05.2012, Stamboll

Iran-Shqipëri        0-1

4) 15.08.2012, Tiranë

Shqipëri-Moldavi     0-0

5) 14.11.2012, Gjenevë

Kamerun-Shqipëri     0-0

6) 06.02.2013, Tiranë

Shqipëri-Gjeorgji    1-2

7) 26.03.2013, Tiranë

Shqipëri-Lituani     4-1

8) 14.08.2013, Tiranë

Shqipëri-Armeni     2-0

9) 15.11.2013, Antalia

Shqipëri-Bjellorusi 0-0

Bilanci i De Biazit

Miqësore

9 ndeshje; 4 fitore, 3 barazime, 2 humbje

Në total

19 ndeshje; 7 fitore, 5 barazime, 7 humbje

 16 barazimet 0-0 në miqësore

 Shqipëria barazoi 0-0 në Bjellorusinë në miqësoren e luajtur sot në Antalia të Turqisë. Portieri Etrit Berisha priti një penallti (17’). Ky ishte barazimi i 27-të në 93 miqësoret e Shqipërisë, që përkoi edhe me ndeshjen e 50-të miqësore jashtë vendit. Për të pasionuarit e statistikave këto janë 16 ndeshjet të mbyllura me rezultatin 0-0.

1) 17.11.1949, Sofje

Bullgari-Shqipëri 0-0

2) 01.05.1950, Tiranë

Shqipëri-Poloni 0-0

3) 28.03.1985, Tiranë

Shqipëri-Turqi 0-0

4) 06.08.1988, Berat

Shqipëri-Kubë 0-0

5) 24.04.1996, Zenica

Bosnjë-Shqipëri 0-0

6) 15.08.2000, Tiranë

Shqipëri-Qipro 0-0

7) 05.01.2002, Manama

Maqedoni-Shqipëri 0-0

8) 13.02.2002, Hesperanzh

Luksemburg-Shqipëri 0-0

9) 22.03.2006, Tiranë

Shqipëri-Gjeorgji 0-0

11) 14.11.2009, Talin

Estoni-Shqipëri 0-0

12) 17.11.2010, Korçë

Shqipëri-Maqedoni 0-0

13) 15.11.2011, Prilep

Maqedoni-Shqipëri 0-0

14) 15.08.2012, Tiranë

Shqipëri-Moldavi 0-0

15) 14.11.2012, Gjenevë

Kamerun-Shqipëri 0-0

16) 15.11.201, Antalia

Shqipëri-Bjellorusi 0-0

Tri penallti të pritura në miqësore

 Etrit Berisha u bë portieri i dytë i Kombëtares shqiptare që pret një penallti në ndeshjet miqësore të drejtuara nga De Biazi. Sa për kujtesë, në “serinë e parë” të miqësoreve të tij, pra me kontratën e tij të parë, De Biazi e nisi me humbjen 2-1 me Gjeorgjinë në Tbilisi, në një ndeshje ku portieri Samir Ujkani priti dy penallti (Gjeorgjianët na mundën edhe në Tiranë, po 2-1).

 Samir Ujkani (2)

Gjeorgji-Shqipëri 2-1

Etrit Berisha (1)

Shqipëri-Bjellorusi 0-0