Bëri shqiponjën në mbështetje të Xhakës dhe Shaqirit, FIFA hap hetim edhe për Lichtsteiner

132

Zvicra është në ankth pas fitores së jashtëzakonshme ndaj serbëve. Serbët prinin 1-0 pas pjesës së parë, por dy gola fantastik nga yjet Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri i gjunjëzuan ata.

Ajo që bëri bujë të madhe ishte festa e futbollistëve shqiptarë duke bërë shqiponjën pas shënimit të golave.

E në minutën e fundit derisa po festohej goli i fitores i shënuar nga Shaqiri, në përkrahje të shqiptarëve doli edhe kapiteni i Zvicrës, Stephan Lichtsteiner.

Lichtsteiner

Mbrojtësi i djathtë bëri shqiponjën në shenjë solidariteti me bashkëlojtarët e tij. Por ky gjest mund t’i kushtojë pezullim edhe Lichtsteinerit.

Pasi është hapur procedurë disiplinore ndaj dy futbollistëve më të mëdhenj të Zvicrës, Xherdan Shaqirit dhe Granit Xhakës, FIFA ka hapur një hetim edhe për Lichtsteiner.