Benitez me Realin thyen rekordin 113 vjeçar të skuadrës

62
Rafael Benitez është bërë trajneri që ka bërë mbrojtjen më të mirë të skuadrës në historinë 113 vjeçare të Real Madridit. Rafa ka arritur të bëjë mbrojtje “çelik” të skuadrës duke pranuar vetëm 2 gola në 11 ndeshje. Statistikat tregojnë se kjo është mbrojtja më e mirë e Realit që nga themelimi i kësaj skuadre.
Edicioni i viteve 1961-1962 dhe 1987-1988 shquheshin si edicionet me mbrojtjen më perfekte kur nga kaq ndeshje skuadra kishte pranuar katër gola.