Benfika kërkon Sokol Cikalleshin

127
Sokol Cikalleshi është lojtari shqiptar më i kërkuar në Europë për momentin. Pas Xhenoas dhe Sampdorias, tashmë për kavajasin është interesuar edhe Benfika.
Ekipi i njohur portugez sipas medieve kroate ka ndjekur paraqitjet e shqiptarit dhe shumë shpejt mund të nisin kontaktet me lojtarin dhe klubin për transferimin, por në fund gjithçka është në dorë të sulmuesit për zgjedhjen.
Megjithatë duke u nisur nga deklaratat e lojtarit në plan të parë qëndron kampionati italian i futbollit, duke bërë që të refuzojë ofertën e gjigantëve të Portugalisë.
Cikalleshi ka zhvilluar 39 ndeshje me RNK Splitin në kampionat dhe Kupë duke shënuar 13 gola. Kartoni i tij vlerësohet rreth 2.5 milionë Euro.