Belgjika e “lodh” Panamanë!

475
Sigal

Belgjika pas një pjese të parë jo bindëse ka shkëlqyer në pjesën e dytë duke dhënë tre gola kundër Panamasë

Një pjesë e parë jo edhe aq interesante, por një pjesë e dytë krejtësisht ndryshe.

Kështu mund të cilësohet ndeshja e parë në grupin G në mes të Belgjikës dhe Panamasë.

Pjesa e parë edhe pse kishte një dominim më të madh të Belgjikës përfundojë pa gola por edhe Panamaja luajti më mirë në këtë pjesë.

Në pjesën e dytë gjithçka fliste për belgët.

Fillimisht ishte një supergol i Dries Mertens nga një goditje interesante që sigurisht do të konsiderohet njëri prej golave më të mirë. Ky gol u shënua pas dy minutave që kishte flluar pjesa e dytë.

Pas këtij goli në element ishte sulmuesi i Manchester United, Romelu Lukaku, i cili shënoi një dygolësh për Belgjikën.

Fillimisht ai shënoi në minutën e 69 dhe mandej në minutën e 75’të.

Me këtë fitore, Belgjika kryeson në grupin G, ndërkaq më vonë pritet të luaj Tunizia me Anglinë.