Bekim Balaj: “Ëndrra ime të luaj në Angli”

602
Sigal

Sulmuesi i Jagiellonias në Poloni dhe i Kombëtares shqiptare rrëfen të fshehtat

Bekim Balaj, sulmuesi shqiptar i Jagiellonias në Superligën polake zhvilloi një bashkëbisedim të gjatë me fansat e klubit, duke iu përgjigjur pyetjeve të shumta nga jeta e shqiptarit në Bialystok, golat e shënuar si dhe ëndrrat e tij për të ardhmen si futbollist.

 – Në fund të sezonit përfundon periudha e huazimit tuaj te Jagiellonia. A do ta rinovoni kontratën tuaj me klubin tonë, më 1 qershor apo do të riktheheni te Sparta e Pragës (në Çeki)?

– Që në fillim, unë jam ndjerë shumë mirë te Jagiellonia Bialystok. Për momentin ne jemi pranverë dhe ne dëshirojmë që këtë sezon të bëjmë më të mirën e mundshme. Në lidhje me të ardhmen time, ne do të flasim pas ndeshjes së fundit. Jaga ka garantuar se do të më blejë, kështu që shumë shpejt do të shohim nëse do të qëndroj këtu.

– A do të dëshironit të luanit te Barcelona?

– Përgjigja mund të jetë vetëm një… Sigurisht, çdokush do të dëshironte të luante në këtë ekip kaq të madh, edhe pse personalisht nuk jam një tifoz i “blaugranave”. Kështu, që në rast se unë do të zgjidhja një ekip tjetër.

– Cili është miku juaj më i mirë te Jagiellonia?

– Ne kemi një grup shumë të mirë. Shpenzojmë shumë kohë së bashku. I pëlqej të gjithë, por megjithatë, unë dua të veçoj si më të mirin Ugo Ukah (nigerian)

Golin me gjuajtje nga distanca kundër Pobdeskidzies ia kushtuat një prej tifozëve. Ishte diçka e planifikuar apo ishte një reagim spontan?

– Të gjitha golat e mi unë i kam festuar me tifozët, pasi unë luaj për ta. Përpara takimit unë fola me Ugo Ukahin dhe i thashë se, në rast se unë shënoj do t’ia dedikoj Maçkovit.

– Prej sa kohësh ju luani futboll?

– Unë kam filluar të luaj qysh kur isha 11 vjeç.

– Sa njohuri kishit për futbollin polak, kur ju erdhët të luanit për Jagiellonias?

– Unë nuk dija shumë, por mund të them se gjatë këtij sezoni kam mësuar shumë për të.

– Çfarë mund të thoni për kampionatin?

– Në ligën polake dominon loja fizike. Ekipet janë të organizuara shumë mirë taktikisht dhe kanë stadiume të mrekullueshme.

– A është e njohur liga polake në Shqipëri?

– Jo nuk është shumë popullore, por kur unë shënoj një gol për Jagiellonias, gazetarët shqiptarë më telefonojnë. Atëherë unë mund të jap dhe informacione rreth kampionatit.

– A ju pëlqen të shkoni në kinema?

– Për të qenë i sinqertë, unë preferoj të tjera argëtime, por megjithatë, nuk e neglizhoj kinemanë. Unë shpresoj që, javën tjetër të shikoj pjesën e dytë të “300”.

– Çfarë lloj filmash preferoni?

– Më së shumti unë pëlqej filmat me aksion dhe komeditë.

– Cilën ndeshje me Jagiellonias kujtoni më shumë dhe përse?

– Takimin e parë në Zavisza unë do ta kujtoj gjithmonë. Unë shënova golin e parë. Ishte debutimi tim dhe gola në Bydogszsz na dha tri pikët. Momente të tilla nuk harrohen kurrë.

– Pëlqeni të luani i vetëm në sulm, apo të jeni afër sulmuesit tjetër?

– Nuk është shumë e rëndësishme për mua. Unë dëshiroj të luaj dhe të jap më të mirën time për ekipin. Taktikat dhe lojtarët i vendos trajneri, kështu që le t’ia lëmë atij.

– A dini të gjithë himnin e Jagiellonias?

– Jo të gjithë, por pjesa më e bukur që kam dëshirë të këndoj është “shëno tre gola dhe në sërish do të fitojmë”.

– Si e shpenzoni kohën tuaj të lirë në Bialystok?

– Unë kam tre shokë nga Shqipëria, të cilët studiojnë këtu. Së bashku, ne shpenzojmë shumë kohë.  Gjithsesi, së bashku me shokët e ekipit unë shkoj në palestër, pishinë, për kafe, për të ngrënë, dhe luaj në playstejshën.

– Këtë sezon ju keni shënuar shtatë gola. A do të jeni ju golashënuesi më i mirë?

– Unë kam shënuar tashmë shtatë gola dhe sigurisht që, unë dëshiroj të shënoj akoma më shumë.

– Cila ishte përshtypja juaj e parë kur erdhët në Bialystok?

– Shumë bukur. Unë erdha këtu në verë dhe gjatë kësaj periudhe Bialstok është një qytet i bukur.

– Kujt do të dëshironit t’i shënonit gola në të ardhmen?

– Qysh i vogël kam qenë një tifoz i Interit, por tani ëndrra ime është të transferohem në Premierligën angleze.

Çfarë mendoni për tifozët tanë.

– Ata janë pjesë e ekipit dhe na kanë mbështetur gjithmonë, edhe kur kemi pasur momente të dobëta.

– A do të avancojë Jagiellonia në kampionat dhe a do ta fitojë Jagiellonia Kupën e Polonisë.

– Ne patëm një fillim shumë të mirë, por nuk jemi të kënaqur me pozicionin që ndodhemi në tabelë. Ne duhet të luftojmë deri në fund. Unë besoj se ne mund të kualifikohemi midis tetë më të mirave. Në kompeticionin e Kupës janë vetëm tetë ekipet dhe secili është i interesuar ta fitojë atë trofe. Këtë sezon ne mund të fitojmë atë.

– A jeni nervoz përpara ndeshjeve?

– Është e vështirë të them nëse jam nervoz apo jam i qetë. Unë gjithmonë përpiqem të jem i fokusuar në ndeshje.

– Ku është atmosfera më e mirë në tribuna: në Poloni apo në Republikën Çeke?

– Më pëlqen më shumë atmosfera në stadiumet e Polonisë.

– A është e mundshme kontrata me Jagiellonias Bialystok?

– Unë nuk e di se çfarë mund të ofrojë e ardhmja, por nëse ju qëndroni këtu, ju duhet të nënshkruani një kontratë trevjeçare.

– A ndiheni i kënaqur në Jagiellonia dhe përse?

– Unë ndihem shumë mirë këtë. Duke shëtitur në qytet kam krijuar përshtypjen se gjithkush e mbështet Jagiellonian.

– Cili është progresi juaj me mësimin e gjuhës polake?

– Gjatë gjithë kohës unë mësoj gjuhën. Çdo javë shkoj në kurs. Kjo është e gjitha.

 Gol në Kupën e Polonisë

 Bekim Balaj shënoi golin e dytë në fitoren e Jagiellonias kundër Lechia Gdanskit, të vlefshëm për ndeshjen e parë çerekfinale të Kupës së Polonisë. Sulmuesi shqiptar realizoi në minutën e 27-të, teksa tri minuta më parë kishte realizuar senegalezi Ukah.

Trajneri i Kombëtares shqiptare flet për mediat italiane: Kosova me ekip të fortë në Europë”

 Xhani De Biazi: “Qëllimi im ta çoj Shqipërinë në Europian”

 Trajneri i Kombëtares shqiptare në një bisedë për mediat italiane ka folur për Kosovën dhe futbollistët e saj nëpër klube dhe kombëtare evropiane. Portali i lajmeve të futbollit nga Italia, tuttomercatoëeb.com ka bërë një intervistë me trajnerin e kombëtares kuqezi, Xhanni De Biazi në të cilën ai flet për Kosovën dhe situatën në skuadrën që drejton dhe pritshmëritë për kualifikueset e “Euro 2016”. Nën titullin “Me De Biazin”, portali italian trajton edhe problematikën e lindur së fundi me lojtarët shqiptarë, që duhet të zgjedhin mes Shqipërisë dhe Kosovës, për shkak se shtetit më të ri të Europës iu lejua nga FIFA të luajë ndeshje miqësore, sikurse bëri për herë të parë më 5 mars ndaj Haitit.

 – De Biazi, pasi Ujkani zgjodhi Kosovën, a keni frikë se mund të humbisni lojtarë të tjerë?

– Jo, nuk kam frikë. Absolutisht.

– Ujkani dhe Kosova: zgjedhje zemre?

– Përtej patriotizmit, them se ndoshta Ujkani e ka parë të mbyllur nga Berisha çështjen e portës së kombëtares së Shqipërisë. Unë e kam ndjekur atë më vëmendje në Palermo, qysh vitin e parë, ndaj e kam thirrur rregullisht në kombëtare. Nuk e mohoj, ai ka një potencial të madh. Mirëpo, zgjedhjet e mia bien ndesh me të, sepse aktivizoj si titullar atë që e meriton më shumë. Dhe ky është Berisha. Rreth Samirit, unë u përpoqa ta kontaktoja në telefon, por nuk m’u përgjigj. Atëherë më dërgoi një “SMS” me tekst, ku më tha se kishte zgjedhur Kosovën. Pse e bëri këtë? Ai do të ketë arsyet e tij. Unë kam vendosur të luaj me Berishën, që më jep më shumë siguri. Zgjedhjet e mia kanë tendencë të mirën e ekipit, jo interesin e individit të veçantë.

– Zvicra mund të humbasë lojtarë, po ashtu, si Xhemaili, sepse do të kenë destinacion Kosovën. A e besoni këtë?

– Kosova ka luajtur një miqësore kundër Haitit, por nuk është në gjendje për të konkurruar në kampionatet e organizuara nga FIFA. Ajo mund të luajë vetëm ndeshje miqësore kundër ekipeve të caktuara.

– Xhemaili?

– Nuk mendoj se është duke shkuar nga Zvicra në Kosovë. Por, të gjithë mund të bëjnë zgjedhjen që dëshirojnë.”

– Po Behrami…

– Kjo duhet të varet nga besimi i tij. Gjithashtu, gjithcka varet edhe nga Petkoviç, miku im. Unë mendoj se ai ka ide të qarta. Pasi të jenë të përshkruara qartë idetë e trajnerit, atëherë lojtarët do të bëjnë gjykimet e tyre.

– Çfarë pritet të jetë Kombëtarja e Kosovës?

– Nëse do të kishte aftësinë për të tërhequr të gjithë lojtarët e shpërndarë nëpër botë, pjesë e kombëtareve të ndryshme, si për shembull Shaqiri, mund të jetë një nga ekipet më të forta në Europë.

– A shpreson ende Kosova ta bindë  Januzajn?

– Ndoshta, por ai kurrë nuk mori shansin për të luajtur për Shqipërinë. Ne u përpoq për të parë nëse origjina e tij mund të vihej në të mirë të aspekteve të tjera. Nuk ishim në gjendje për të folur me të, ose me babain e tij për një vit. Si lojtar ka arritur një nivel të rëndësishëm, por në jetën duhet të jesh edhe njeri serioz. Nëse gjendesh para kërkesave të dikujt, mjafton vetëm të përgjigjesh. Kjo është një çështje serioziteti dhe mirësjelljeje. Kam qenë duke pritur një sjellje prej një njeriu të rritur, serioz, në përgjigje të mesazheve të mia.

– E ardhmja juaj do të jetë e lidhur vetëm me Shqipërinë?

– Qëllimi im i vetëm është të përpiqem për të shkuar në Kampionatin Europian me Shqipërinë, edhe pse kemi rënë në një grup të çmendur. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se ne nuk jemi të kujdesshëm. Kam pasur mundësi për të trajnuar një klub të madh jashtë vendit, por përtej kontratës së parë që më skadoi, e kam dhënë fjalën time në Shqipëri dhe dëshiroj të bëj më të mirën këtu.