Befason Pakult: Me Partizanin, jo motivim shtesë

488
Ndërsa trajneri i Kukësit, austriaku Peter Pakult, dje ka deklaruar se me Partizanin, nuk do të jetë ndeshja e sezonit. Dje në një konferencë për shtyp, ai e ka vlerësuar maksimalisht kundërshtarin e javës së 29-të. “Ndeshja me Partizanin, mua nuk më duket si ndeshja e vendimtare e sezonit. Partizani ka një ecuri të mirë, dhe nga fitorja jonë e fundit me të kanë ndryshuar shumë gjëra, duke filluar nga trajneri. Ata kanë bërë disa ndeshje të mira, duke arritur fitore dhe janë afruar në zonën e Evropës”, ka theksuar dje Pakult, duke këmbëngulur më pas në mundësitë e skuadrës së tij. “Pa marrë parasysh ecurinë e Partizanit, ne kemi një mundësi të madhe nesër (sot), për ta mbajtur Partizanin në distancë. Sa i përket ndeshjes, mendoj se nuk duhet motivim shtesë, pasi të gjithë e dinë rëndësinë e ndeshjes dhe ne i kemi kualitetet për të mposhtur Partizanin”, kështu ka deklaruar trajneri i Kukësit, Peter Pakult.
Sigal