Bayerni pa mëshirë ndaj Arsenalit, i cili rrezikon

450
Bayern Mynih hakmerret ndaj Arsenalit për humbjen në Londër duke e shkatërruar në Gjermani me rezultatin e thellë 5-1.
Kampionët e Gjermanisë nuk e vendosën aspak në dyshim për asnjë moment fitoren duke shënuar 5 herë me Levandovskin, Myler dy herë, Alaban dhe Roben, ndërsa Arsenal shënoi golin e nderit me Giroud.
Bayern dhe Olimpiakosi kryesojnë me nga 9 pikë, ndërsa Arsenali mbetet në vendin e fundit me 3 pikë duke rrezikuar kualifikimin.
Kalon grupin Barcelona me 10 pikë pas fitores 3-0 me Baten, ndërsa vazhdon gara mes Romës dhe Leverkusnit, teksa përballja mes tyre shkoi për italianët 3-2, duke qenë një pikë më shumë se gjermanët dy ndeshjet nga fundi.
Chelsea me shumë vshtirësi fitoi me Dinamon e Kievit 2-1, ndërsa Porto bëri detyrën ndaj Makabit 1-3. Surprizat erdhën nga grupi H ku Valencia humbi me Gent dhe Lioni me Zenitin.
Rusët kalojnë grupin, por gara për vendin e dytë mes Gent dhe Valencias është e hapur, pasi Lion është i eliminuar. 
Sigal