Bayerni dhe Barça festojnë titullin Jurgen Klopp dhe Xavi lamtumirë

767
Bayern Mynih e ka festuar në mënyrën më të mirë titullin e 25 kampion në Gjermani pas fitores 2-0 përballë ekipit të Mainz. Golat për kampionët e Bundesligës u shënuan nga Levandovski dhe Shvainshtager. Kështu Bayern e mbylli edicionin me 25 fitore, 4 barazime dhe 5 humbje me 79 pikë të grumbulluara.
bayern
Në fund kampionët kanë festuar titullin në mënyrë madhështore me traditën e birrave,një dush me të cilën nuk i mungoi edhe Guardiolës nga lojtarët. Përsa i përket ekipeve të fundit të renditjes, ekipi i Alban Mehës, Paderborni ka rënë nga Bundesliga duke hapur rrugën e largimit të shqiptarit. Ajo që do të mbahet mend nga java e fundit është edhe lamtumira që Dortmundi i kishte pergatitur Kloppit.
Barcelona feston titullin dhe i jep lamtumirën Xavit
Barcelona i ka dhënë lamtumirën mesfushorit të talentuar Xavi pas 17 edicionesh me fanellën katalanase. Gjeniu i mesfushës është përshëndetur me një koreografi spektakolare nga tifozët, teksa gjatë gjithë ndeshjes nuk munguan thirrjet e emrit në kor.

Xavi nuk do të mbetet në memorien e spanjollëve vetëm si njeriu nga këmbët e të cilit pati një peshë shumë të madhe suksesi i Mesit që fitoi 4 herë Topin e Artë, por edhe të triumfeve me Spanjën në kampionatet Europiane dhe në Botëror.
Juventusi leksion Napolit edhe me formacionin e dytë
Juventusi konfirmohet si ekipi më i mirë në Itali edhe me formacionin e dytë, pasi ka mundur Napolin në shtëpi me rezultatin 3-1. Bardhezinjtë nuk i pengoi drejt suksesit as shiu, që edhe pse titullin e kishin fituar prej disa javësh zhvilluan një ndeshje mjaft të mirë duke mos pranuar asnjë rezultat tjetër përvec fitores.

Pas Kupës dhe Kampionatit tashmë vëmendja është e përqendruar në finalen e 6 Qershorit në Berlin, ndërsa Napoli ishte një dështim total këtë edicion në të gjitha aspektet. Përsa i përket golave për Juven shënuan Pereira, Sturaro dhe Pepe, ndërsa për Napolin Lopez. 
Sigal