Bayern nuk njeh rivalë, “përmbys” Augsburgun dhe shpallet matematikisht kampion

633
Bayerni i Mynihut nuk di të ndalet në Bundesligën gjermane, me bavarezët që përmbysën 4-1 Augsburgun dhe duke siguruar kështu titullin kampion për sezonin 2017-2018. 
Në “WWK Arena” të Augsburgut, takimi nisi në malore për të besuarit e Jupp Heynckes që e panë vetën në disavantazh pas 18 minutash lojë.
Ishte mbrojtësi Sule që në tentativën për të ndaluar një aksion të vendasve e depozitoi topin në rrjetë. Sfera e goditur nga Cordova u përplas në trupin e portierit e Utreich, dhe me pas në kokën e 22 vjeçarit Sule duke përfunduar në rrjetë. 
Reagimi i miqve erdhi brënda 45 minutëshit të parë, me Toliso që fillimisht vendosi baraspeshën, ndërsa rrjeta e James Rodrigues në minutën e 38-të kaloi në avantazh bavarezët.
Në pjesën e dytë, golat e Robben në minutën e 62-të dhe Wagner në të 87-ën vulosën fitoren e takimit, që njëkohësisht “hipotekon” dhe fitimin e kampionatit, 5 javë përpara fundit. Ky është titulli numër 28 për Bayern Munich,, dhe i gjashti radhazi. 
Ndërkohë, në takimet tjera Wolfsburg kaloi pastër 2-0 Freiburg, Monchengladbach mposhti 2-1 Hertha Berlin, ndërsa takimi Koln-Mainz u mbyll në barazim 1-1.
Sigal