Bayern Munchen/ Guardiola sherr me Muller në stërvitje

482
Pep Guardiola është një nga ata trajnerë që kërkon gjithmonë maksimumin nga futbollistët e tij, madje edhe në stërvitjet e para në prag të sezonit të ri, dhe për këtë fakt mediat gjermane bëjnë me dije se në seancën e fundit stërvitore të Bayernit ka patur një konfilikt mes sulmuesit Thomas Muller dhe teknikut spanjoll.
Në stërvitjen e ditës së hënë që Bayerni e zhvilloi pa praninë e kamerave është regjistruar një debat i ashpër mes Guardiolës dhe Muller.
Sipas asaj që raportojnë mediat gjermane konfilkti mes të dyve ka ndodhur për faktin se trajneri spanjoll i ka kërkuar llogari sulmuesit gjerman për një ushtrim taktik të cilin Muller nuk po e zhvillonte si duhet.
25-vjecarit nuk i ka pëlqyer mënyra sesi i është drejtuar Guardiola dhe ka ngritur tonet e zërit kundrejt trajnerit.
Pas këtij incidenti mes të dyve ish tekniku Barcës ndërpreu përkohësisht seancën stërvitore.
Megjithatë më pas sulmuesi dhe trajneri u sqaruan mes tyre dhe Muller i kërkoi falje Guardiolës.
“E pranoj gabimin dhe të kërkoj ndjesë”.
Me këto fjalë iu drejtuar sulmuesi i kombëtares gjermane 44-vjecarit iberik.
Gjithsesi, duke ditur kërkesat e larta që ka Guardiola ndaj futbollistëve të tij, qoftë edhe në stërvitje, ky konfilkt është konsideruar mëse normal nga mediat.
Sigal